By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lufta e Putinit në Ukrainë ringjall misionin fillestar të NATO-s
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lufta e Putinit në Ukrainë ringjall misionin fillestar të NATO-s
TOP Momenti

Lufta e Putinit në Ukrainë ringjall misionin fillestar të NATO-s

Momenti
Published: July 25, 2026

Nga: Daniel N. Hoffman / The Washington Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Pas samitit të NATO-s në Ankara të Turqisë, në fillim të këtij muaji u zateta me ish-ambasadorin e ShBA-së në NATO, Kurt Volker, i cili i cilësoi takimet e nivelit të lartë si “një sukses të madh, sepse NATO-ja iu kthye asaj që duhej të bënte”.

Your browser does not support the video tag.

Për z. Volker, kjo do të thotë se NATO është përqendruar me të drejtë te pengimi i kërcënimeve – që vijnë nga Rusia – ndaj Evropës dhe Amerikës së Veriut.

Që nga krijimi i saj në vitin 1949, pas luftës më të tmerrshme që bota kishte parë ndonjëherë e deri te shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, NATO – në fazën e saj të parë – mundësoi një periudhë të jashtëzakonshme sigurie, mbrojtjeje dhe begatie. Asaj nuk iu desh të qëllonte as edhe një herë.

NATO 2.0 filloi pas Luftës së Ftohtë, me një fokus të ri te menaxhimi i krizave, veçanërisht në ish-Jugosllavi, si edhe te operacionet sulmuese ushtarake në Afganistan, pasi aleanca aktivizoi nenin 5 – klauzolën e saj të mbrojtjes kolektive, për herë të parë dhe të vetme.

Sundimtari rus, Vladimir Putin, i cili argumentoi në mënyrë të famshme se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit XX, nxiti ripërtëritjen e NATO-s dhe kthimin e saj te misioni i saj bazik.

Anëtarët evropianë të NATO-s, në veçanti, duhej t’i kishin parë shenjat ogurzeza kur z. Putin pushtoi Gjeorgjinë më 2008 dhe aneksoi në mënyrë të paligjshme Krimenë më 2014. Ata duhej ta kishin parë këtë në transformimin, nga Moska, të dezertorit Alexander Litvinenko në një bombë të pistë njerëzore me polonium-210 në qendër të Londrës më 2006, si edhe në përdorimin nga Rusia, më 2018, të agjentit nervor Noviçok kundër ish-oficerit të zbulimit Sergei Skripal.

Megjithatë, ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe bashkëqytetarët e tij që e zgjuan Evropën nga përgjumja e saj pas Luftës së Ftohtë, duke e mbrojtur me guxim vendin e tyre kundër pushtimit barbar të Kremlinit në shkurt të vitit 2022.

NATO mirëpriti Finlandën dhe Suedinë si anëtarë dhe rriti shpenzimet e mbrojtjes në përqindje të prodhimit të brendshëm bruto. Tani NATO është e përkushtuar të ndërtojë mbrojtje të fuqishme dhe ndërvepruese që duhet për të rivendosur fuqinë frenuese të shkatërruar nga z. Putin dhe nga lufta tokësore më shkatërrimtare në tokën evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore.

NATO 3.0 i ngjan shumë NATO-s 1.0, sepse tabloja e kërcënimeve në kontinentin evropian sot i ngjan aq shumë periudhës menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria e Kuqe kërcënonte të marshonte drejt Evropës Perëndimore.

Qëllimi i NATO-s ka qenë gjithmonë të pengojë zgjerimin armiqësor në kontinentin evropian dhe të garantojë sigurinë kolektive të anëtarëve të saj. Shtatëdhjetë e shtatë vjet më vonë, NATO vazhdon të jetë “e lidhur nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë individuale, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”.

Ukraina ndodhet pikërisht në pikën e sulmit, duke mbrojtur pjesën tjetër të Evropës nga armiku në portat e saj. Ukraina nuk ka asnjë mundësi formale për t’u anëtarësuar në NATO – sipas politikës së dyerve të hapura të nenit 10, derisa Rusia të mposhtet – por, deri atëherë Ukraina do të jetë partnerja më e rëndësishme dhe më e vlefshme e NATO-s.

Kini parasysh njoftimin e fundit se disa vende evropiane, përfshirë Ukrainën, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Britaninë, do të ndërtojnë një aftësi të përbashkët të mbrojtjes nga raketat balistike për Evropën, bazuar në përvojën e Ukrainës në mbrojtjen e qyteteve të saj kundër sulmeve pa dallim me raketa nga Rusia.

Z. Zelenskyy tha se synimi është të prodhohet në masë një sistem me kosto të ulët për mbrojtje të Evropës, kundër raketave balistike, i cili mund të eksportohet edhe në kombet e tjera.

Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë ta udhëheqin NATO-n, edhe pse Evropa merr përsipër një barrë më të madhe sigurie në oborrin e saj.

Bazat amerikane në vendet anëtare të NATO-s jo vetëm që na japin prani të drejtpërdrejtë si mbrojtje paralajmëruese, por edhe na mundësojnë të projektojmë fuqi në skenat tona të operacioneve anembanë botës – përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Shtetet e Bashkuara duhet të jenë furnizuesi i parapëlqyer i teknologjisë dhe armëve, duke përfituar njëkohësisht nga mësimet e nxjerra – veçanërisht nga revolucioni i luftës me dronë që po zhvillohet në fushëbetejat e Ukrainës.

Në një shpallje të NATO-s të vitit 1984, presidenti Reagan i bëri thirrje Kongresit dhe popullit amerikan të shprehnin “mbështetjen tonë për një lidhje që na ka shërbyer kaq mirë gjatë viteve dhe që do të vazhdojë të jetë thelbësore për mirëqenien tonë në të ardhmen, për ta ruajtur paqen përmes forcës dhe vendosmërisë së tyre kolektive”.

Sundimi i ligjit, liria dhe demokracia janë shumëfishues force për biznesin, siç pasqyrohet në triliona dollarë tregti midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Prandaj, z. Volker ka të drejtë kur e përgëzon NATO-n për kthimin te misioni i saj qendror: pengimi i makinerisë kërcënuese të luftës së Vladimir Putinit. /Telegrafi/

You Might Also Like

Barcelona dhe Interi po punojnë për një shkëmbim të papritur yjesh
Zakonet e përditshme që po ju dëmtojnë flokët pa e kuptuar
Aktakuza ndaj Sheholli, Tërnava kërkon verifikim: Të flasin faktet dhe provat
Kamberi: Serbia s’mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës
Komunat paralajmërojnë protestë më 1 shtator

LEXO GJITHASHTU

Situata me zjarret, 5 vatra aktive në Shqipëri
Situata me zjarret, 5 vatra aktive në Shqipëri
TOP Momenti
Tubim paqësor në Hagë më 15 shtator –“Liria ka emër” kërkon aktivitete për UÇK-në në shkolla
Tubim paqësor në Hagë më 15 shtator –“Liria ka emër” kërkon aktivitete për UÇK-në në shkolla
TOP Momenti
Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative
Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative
TOP Momenti
Prishtina nderon Bob Dole për kontributin ndaj Kosovës
Prishtina nderon Bob Dole për kontributin ndaj Kosovës
TOP Momenti
“Forcat serbe kanë dashur me krijua realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës
“Forcat serbe kanë dashur me krijua realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës
TOP Momenti

You Might Also Like

Gërvalla: Kosova s’mund të sakrifikojë shtetin ligjor për hir të politikave ledhatuese të BE-së
TOP Momenti

Gërvalla: Kosova s’mund të sakrifikojë shtetin ligjor për hir të politikave ledhatuese të BE-së

August 30, 2026
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur
TOP Momenti

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur

August 30, 2026
Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës
TOP Momenti

Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës

August 30, 2026
Pa rezultat përfundon takimi Kurti-Abdixhiku
TOP Momenti

Pa rezultat përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?