By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lufta boshatis fabrikat: Rusia dhe Ukraina importojnë punëtorë nga Azia Jugore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lufta boshatis fabrikat: Rusia dhe Ukraina importojnë punëtorë nga Azia Jugore
Lajme

Lufta boshatis fabrikat: Rusia dhe Ukraina importojnë punëtorë nga Azia Jugore

Momenti
Published: May 17, 2026

Banorët e një kompleksi banesor në qytetin perëndimor ukrainas të Ivano-Frankivskit së voni pranuan një mesazh të pazakontë.

“Duke nisur nga e hëna, 4 maj, territori i kompleksit tuaj banesor do të pastrohet nga punëtorët emigrantë nga India”, njoftoi kompania që qëndron pas ndërtimit të këtij kompleksi, duke shtuar se “kompania jonë u detyrua ta ndërmarrë këtë hap për shkak të mungesës kritike të punëtorëve”.

Your browser does not support the video tag.

Njoftimi shpejt u shpërnda në mediat lokale, ku reagimet ishin jashtëzakonisht negative. “Djemtë thanë po vriten në front, kombi po shkatërrohet qëllimshëm dhe këta [shtetas indianë] po vijnë te ne”, shkroi një grua në seksionin e komenteve në postimin e një artikulli lidhur me punëtorët indianë.

Situata të ngjashme janë shfaqur në mbarë Ukrainën, përfshirë në rajonin Zakarpatia, ku një fabrikë e përpunimit të drurit së voni punësoi 150 punëtorë nga Bangladeshi. Në Çerkasi, një numër i paspecifikuar i shtetasve të huaj pritet të nisin punën në një projekt për ndërtimin e një rruge në këtë qytet ukrainas, që gjendet në pjesën qendrore të shtetit.

“Çështja e tërheqjes së punëtorëve të huaj gradualisht po zhvendoset nga diskutimi teorik në atë praktik”, tha për Radion Evropa e Lirë Vasyl Voskoboynyk, udhëheqës i Zyrës për Politika Migratore të Ukrainës.

Eksperti i migracionit theksoi se numri i përgjithshëm i punëtorëve të huaj në Ukrainë ishte në më pak se 22.000 të regjistruar në vend para se të niste lufta dhe eksodit të mëvonshëm që pasoi nga vendi. Por, Voskoboynyk vlerësoi se rreth 30 për qind e vendeve të punës në mbarë vendin mbeten të paplotësuara.

Në mes të luftës që po vazhdon, gratë në Ukrainë kanë marrë shumë pozita që tradicionalisht konsideroheshin si punë e burrave, por disa punë që janë fizikisht të rënda mbeten vështirë që të mbushen me punëtore gra.

Kriza e fuqisë punëtore në Ukrainë nisi me largimin e miliona njerëzve në ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kriza ekonomike e vendit u përkeqësua nga rekrutimet gjithnjë e më të mëdha ushtarake dhe nga një ligj i vitit 2025 që lejon burrat e moshës 18 deri në 22 vjeç që të largohen nga vendi.

Dy punëtorë indianë mbajnë në duar flamurin e shtetit të tyre në Lviv në mars të vitit 2022 para se të largohen nga Ukraina. Para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, afër 22.000 punëtorë të huaj ishin të regjistruar në Ukrainë.
Dy punëtorë indianë mbajnë në duar flamurin e shtetit të tyre në Lviv në mars të vitit 2022 para se të largohen nga Ukraina. Para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, afër 22.000 punëtorë të huaj ishin të regjistruar në Ukrainë.

Voskoboynyk bëri thirrje për një “sistem të qartë dhe të kontrolluar” për të tërhequr punëtorë.

“Nëse Ukraina seriozisht dëshiron të tërheqë punëtorë nga Azia, Afrika apo Amerika Latine në të ardhmen, procedurat e migrimit duhet të përshpejtohen dhe të thjeshtohen dhe në të njëjtën kohë të mbesin të rregulluara dhe kontrolluara”, tha ai.

Përveç lejeve të punës dhe atyre të qëndrimit, migrantët që kërkojnë punë në Ukrainë – ku aeroportet ndërkombëtare vazhdojnë të jenë të mbyllura – aktualisht ata kanë nevojë të pajisje me viza transit përmes vendeve fqinje.

Megjithatë, Voskoboynyk pranoi se ekziston shqetësim në shoqëri lidhur me rritjen e numrit të punëtorëve të huaj.

“Për shumë njerëz, duket e panatyrshme që ukrainasit po luftojnë dhe po vdesin, ndërsa të tjerë vijnë këtu për të punuar dhe për të ndërtuar jetën e tyre”, tha Voskoboynyk. “Në të njëjtën kohë”, shtoi ai, mungesa e fuqisë punëtore në industri kritike po e shtyn vendin drejt “një diskutimi të vështirë mes perceptimit emocional dhe realitetit ekonomik”.

Në Rusi, një mungesë e ngjashme e punëtorëve të pakualifikuar gjatë luftës ka sjellë një rritje të shpejtë të numrit të punëtorëve nga vendet e Azisë Jugore.

Mediat lokale kanë raportuar se në vitin 2025 janë lëshuar 9.300 leje pune për shtetas të Bangladeshit, më shumë se trefishi i shifrave të Rusisë për vitin 2024. Rreth 56.500 leje pune janë lëshuar për shtetas të Indisë në vitin 2025, një rritje prej 56 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Migrantë nga India duke punuar në një fabrikë tekstili në Balashkia, afër Moskës në janar të këtij viti.
Migrantë nga India duke punuar në një fabrikë tekstili në Balashkia, afër Moskës në janar të këtij viti.

Punëtorët migrantë nga Azia Qendrore, prej kohësh janë shtyllë e tregut të punës në Rusi. Por, ata gjithnjë e më shumë po e shmangin këtë shtet, pjesërisht për shkak të frikës se mund të rekrutohen me forcë për të shërbyer në ndonjë rol ushtarak në vijën e frontit.

Rënia e numrit të punëtorëve nga Azia Qendrore në Rusi u përshpejtua pas një sulmi terrorist islamist në Moskë, në mars të vitit 2024, i cili la të vdekur 151 persona. Katër shtetas nga Taxhikistani u arrestuan për këtë sulm, ndërsa grupet e të drejtave të njeriut raportuan një valë sulmesh ndaj shtetasve nga Azia Qendrore në Rusi pas kësaj ngjarjeje.

Në shtator 2024, Kirgizia paralajmëroi qytetarët e saj që të mos udhëtonin për në Rusi.

Për punëtorët migrantë indianë, Rusia mbetet një opsion relativisht tërheqës mes një game gjithnjë e më të kufizuar destinacionesh.

“Me kufizimet në rritje të imigracionit në SHBA dhe në Perëndim, si dhe luftën në Lindjen e Mesme, Rusia ofron një mundësi të re për punëtorët”, tha për Radio Evropa e Lirë Rajan Kumar, ekspert i marrëdhënieve Indi-Rusi në Universitetin Jawaharlal Nehru në Delhi.

Punëtorë indianë duke punuar në një fermë afër Moskës.
Punëtorë indianë duke punuar në një fermë afër Moskës.

Sipas Kumarit, rritja e numrit të punëtorëve indianë është një “fitore për të dyja palët”, duke pasur parasysh se Rusia ka grumbulluar miliarda rupi nga shitja e naftës së papërpunuar për Delhin në vitet e fundit, një monedhë të cilën Moska më parë kishte vështirësi që ta përdorte.

“Sasia e grumbulluar e rupive mund të përdoret për të paguar këta punëtorë migrantë”, tha Kumar, duke bërë që dërgesat në para të gatshme nga punëtorët në Rusi drejt familjeve të tyre në Indi të jenë relativisht pa pengesa shtesë. Punëtorët indianë në pozita të ulëta në fabrika, sipas raportimeve, fitojnë rreth 660 dollarë në muaj në Rusi, apo më shumë se trefishi i pagës për një punë të ngjashme në Indi.

Megjithatë, shumë punëtorë potencialë mbeten të kujdesshëm pasi druajnë se mund të mashtrohen dhe të përfundojnë duke luftuar për Rusinë, tha Kumar, një çështje kjo që është bërë “problem serioz brenda Indisë”. Sipas disa raportimeve, disa indianë që kishin pranuar në sektorin e ndërtimit në Rusi kanë përfunduar me armë në duar në Ukrainë.

Një inxhinier në një fabrikë bujqësore në rajonin e Moskës, e cila nisi të punësojë indianë dhe kubanë në vitin 2024, i tha agjencisë Reuters se situata e punësimit brenda Rusisë është “e rëndë”.

Sipas tij, rusët vendas nuk duan të punojnë për disa qindra dollarë në muaj sa është rroga për këtë lloj pune, teksa punëtorët nga Azia Qendrore, që më parë i mbushnin këto pozita, po bëhen gjithnjë e më të vështirë për t’u gjetur.

Punëtorë nepalez në Katmandu presin në radhë për të marrë dokumente në mënyrë që të largohen nga Nepali.
Punëtorë nepalez në Katmandu presin në radhë për të marrë dokumente në mënyrë që të largohen nga Nepali.

Në Ukrainë, komentatorët kanë nxitur një debat të ashpër duke sugjeruar se vendi mund të përballet me ndryshime të mëdha demografike në vitet e ardhshme, nëse trajektorja aktuale nuk ndryshon.

“Nëse nuk mësojmë të jemi më të zgjuar vetë, do të importojmë jo dhjetëra mijëra, por miliona” punëtorë, paralajmëroi ekonomisti ukrainas Timofiy Mylovanov në një intervistë të dhënë së voni.

“Llogarisni raportin mes atyre që punojnë dhe atyre që janë në pension. Kjo është kritike dhe migrantët me paga të ulëta do t’i mbushin boshllëqet”, tha Mylovanov. Kreu i Shkollës së Ekonomisë në Kiev e quajti arsimimin në inxhinieri dhe teknologjitë e inteligjencës artificiale “çelësin e mbijetesës” për shtetin.

“Ne ose do ta përcaktojmë vetë të ardhmen ose ajo do të përcaktohet për ne”./Radio Evropa e Lirë

The post Lufta boshatis fabrikat: Rusia dhe Ukraina importojnë punëtorë nga Azia Jugore appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tahiri: Qëllimi i LVV-së është të blejnë kohë dhe rastin ta dërgojmë në Kushtetuese
A është seanca antikushtetuese? Kurti gazetarëve: Kryesuesi e ka ftuar, unë i përgjigjem pozitivisht
Gruda e citon Kushtetutën: Brenda 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi, është e shkruar si e zeza në të bardhë
Haradinaj: Kjo legjislaturë s’ka fuqi për të prodhuar diçka, po arrihet aty ku ka qenë qëllimi – zgjedhjet e reja
Dimal Basha: Kush kërkon konstituim të Kuvendit pa zgjidhje për president, synon të na çojë në zgjedhje

LEXO GJITHASHTU

Në Maqedoni dasmat mbajnë gjallë tregun e arit, pavarësisht çmimeve të larta
Në Maqedoni dasmat mbajnë gjallë tregun e arit, pavarësisht çmimeve të larta
TOP Momenti
Ambasada britanike thirrje partive politike: Punoni bashkë për të mirën e qytetarëve të mrekullueshëm dhe partneritetit ndërkombëtar
Ambasada britanike thirrje partive politike: Punoni bashkë për të mirën e qytetarëve të mrekullueshëm dhe partneritetit ndërkombëtar
TOP Momenti
Zbardhen detaje nga vrasja në Korçë, 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura
Zbardhen detaje nga vrasja në Korçë, 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura
TOP Momenti
Ramadani: Po alarmojmë për shkelje të Kushtetutës, VV-ja po e çon Kosovën drejt pakushtetutshmërisë
Ramadani: Po alarmojmë për shkelje të Kushtetutës, VV-ja po e çon Kosovën drejt pakushtetutshmërisë
TOP Momenti
Zjarr masiv në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac – evakuohen disa familje
Zjarr masiv në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac – evakuohen disa familje
TOP Momenti

You Might Also Like

Blerta Deliu: Qartazi shkelje e Kushtetutës, do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, edhe dërgimin e çështjes në Kushtetuese
Lajme

Blerta Deliu: Qartazi shkelje e Kushtetutës, do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, edhe dërgimin e çështjes në Kushtetuese

August 8, 2026
Ukë Rugova thotë se LDK vendos në mbledhje të Grupit Parlamentar se a do të marrë pjesë në seancë
Lajme

Ukë Rugova thotë se LDK vendos në mbledhje të Grupit Parlamentar se a do të marrë pjesë në seancë

August 8, 2026
Hoxhaj: Nuk e bojkotojmë seancën ndonëse është situatë anarkike sepse qëllimi i Kurtit është të na fajësojë
Lajme

Hoxhaj: Nuk e bojkotojmë seancën ndonëse është situatë anarkike sepse qëllimi i Kurtit është të na fajësojë

August 8, 2026
U.d e presidentit Haxhiu: Nuk është e vërtetë që opozitës iu mbyll Kuvendi, është praktikë që ndiqet sa herë s’ka seancë
Lajme

U.d e presidentit Haxhiu: Nuk është e vërtetë që opozitës iu mbyll Kuvendi, është praktikë që ndiqet sa herë s’ka seancë

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?