By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lot krenarie në diplomimin e kadetëve të FSK-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lot krenarie në diplomimin e kadetëve të FSK-së
TOP Momenti

Lot krenarie në diplomimin e kadetëve të FSK-së

Momenti
Published: July 3, 2026

Lot gëzimi, përqafime dhe duartrokitje e shoqëruan ceremoninë e diplomimit të dymbëdhjetë kadetëve të gjeneratës 2026 të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në tribunë, shumë familjarë u panë me lot në sy nga krenaria teksa shihnin fëmijët e tyre të merrnin diplomat dhe të nisnin rrugëtimin si oficerë të rinj të FSK-së.

Your browser does not support the video tag.

Pas ceremonisë, emocionet u ndanë mes kadetëve dhe prindërve të tyre, të cilët e përshkruan këtë ditë si kurorëzim të viteve të përkushtimit dhe sakrificës, por edhe si fillimin e një përgjegjësie të re në shërbim të Kosovës.

Mes duartrokitjeve të gjata, emri i Dardan Syles u thirr edhe një herë, kësaj radhe si kadeti më i dalluar i gjeneratës 2026. Përveç diplomës, ai mori edhe vlerësimin më të lartë të gjeneratës, një moment që u shoqërua me emocione të forta si për të, ashtu edhe për familjen e tij.

Your browser does not support the video tag.

“Mendoj që rruga jonë nuk është e krahasueshme me atë që kanë bërë të kaluarit tanë, të parët tanë. Edhe historia jonë, e kaluara jonë e lavdishme, na ka ndihmuar që me u mbush frymëzim edhe më tepër ku jemi sot. Andaj pas katër vite plot sfidë, në këtë ditë ceremonisë ndihemi plot krenarë edhe plot nder, edhe normalisht që me këtë veshje ndihemi një përgjegjësi më të madhe për të ardhmen tonë”, tha Syla

E emocionet ishin edhe më të mëdha për babanë e tij, Safet Sylen, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili e ndoqi me krenari momentin kur djali i tij u shpall më i dalluari i gjeneratës.

Ai për KosovaPress tha se kjo nuk ishte vetëm një ditë feste për familjen e tij, por edhe një kujtim i amanetit të dëshmorëve për ndërtimin e një ushtrie profesionale.

“Emocione të shumta janë sot. Megjithatë është një ndjenjë për mua edhe përgjegjësie, sepse amanet kemi nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët e kombit t’i mbajmë edhe bashkëluftëtarët e mi, që Kosova të ketë një ushtri profesionale, moderne, e gatshme që t’i kryejë detyrat ashtu siç kërkohet. Megjithatë për mua, sot edhe për të gjithë prindërit e tjerë është ditë e veçantë sepse po diplomon një gjeneratë, gjenerata 2026, dhe në mesin e kësaj gjenerate Dardanin e kisha, i cili u shpall si kadeti i vitit, kadeti i gjeneratës realisht. Më ka bërë të ndihem hala më shumë krenar”, tha Syla.

Me emocione të ngjashme foli edhe kadeti Jahir Fazliu, i cili për KosovaPress, tha se dita e diplomimit është shpërblimi i katër viteve plot sfida.

“Është një ndjenjë shumë e veçantë, është ndjenjë krenarie. Janë emocione të papërshkrueshme që kemi sot, edhe mezi po presim me dalë në detyra të reja edhe me i shërby vendit. Kuptohet shumë mirë që motivi dhe arsyeja kryesore është gjaku i dëshmorëve edhe lufta që kemi pas, edhe po ashtu prindërit e familja. Rruga nuk ka qenë edhe e lehtë, po duke marrë parasysh krejt këto çfarë i përmenda, motivi ka qenë shumë i lartë edhe ja kemi dalë”, u shpreh Fazliu.

Në përfundim të ceremonisë, shumë kadetë u panë duke përqafuar familjarët e tyre, ndërsa Bafti Nazifi mbante në duar flamurin e UÇK-së, simbol që, sipas tij, e kishte frymëzuar përgjatë gjithë rrugëtimit drejt uniformës së FSK-së.

“Njëra prej ndjenjave më të mëdha është ndjenja e krenarisë, kam përzierje të emocioneve krenari e gëzim dhe jam shumë i lumtur që jam në gjendje një force e cila për ne është diçka një prej motiveve më të mëdha që ka bërë të i bashkohem në Akademinë e Mbrojtjes.. Gjithsesi ka qenë ëndërr e kamotshme e imja, edhe kuptohet gjaku i dëshmorëve i atyre që na ka pru lirinë na ka pru mundësinë që na me pas mundësinë gjithashtu me u bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Familja ime e ngushtë, prindërit e mi shokët e mi edhe normal dëshira e madhe për me i shërbyer këtij vendit dhe flamurit deri në vdekje”, tha ai.

Ndërkaq me betimin për t’i shërbyer Republikës së Kosovës 12 kadetë të gjeneratës 2026, në mesin e të cilëve vetëm një vajzë, u diplomuan sot si oficerë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Kp/

You Might Also Like

​Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Shitet Audi A6 e ish-kryetarit të Komunës së Strugës
Dhjetë vjet RYCO: Nga një ide te një brez që po formëson bashkëpunimin rajonal​
Mickoski: Mënyra e votimit për diasporën mund të negociohet
Turkish Airlines e ndryshon “Priština” në “Prishtina” pas ankesës së ambasadës kosovare në Berlin

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Theret me thikë një person në Drenas, dërgohet për trajtim mjekësor
TOP Momenti

Theret me thikë një person në Drenas, dërgohet për trajtim mjekësor

July 3, 2026
Filipce: Nuk do të lejojmë grabitje zgjedhore, qëndrimi ynë është parimor
TOP Momenti

Filipce: Nuk do të lejojmë grabitje zgjedhore, qëndrimi ynë është parimor

July 3, 2026
Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte
TOP Momenti

Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte

July 3, 2026
Vozitën në mënyrë të pakujdesshme, ndalohen 18 shoferë prej të cilëve dy të mitur
TOP Momenti

Vozitën në mënyrë të pakujdesshme, ndalohen 18 shoferë prej të cilëve dy të mitur

July 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?