By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LDK-ja në trazira të brendshme, VV jep sinjale për negociata – AAK-ja përjashton koalicionin me Kurtin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LDK-ja në trazira të brendshme, VV jep sinjale për negociata – AAK-ja përjashton koalicionin me Kurtin
TOP Momenti

LDK-ja në trazira të brendshme, VV jep sinjale për negociata – AAK-ja përjashton koalicionin me Kurtin

Momenti
Published: June 25, 2026

Pas zgjedhjeve parlamentare, skena politike në Kosovë po hyn në një fazë të re negociatash, por edhe të pasigurisë. Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca më e madhe politike, formimi i institucioneve të reja vazhdon të mbetet sfidë për shkak të qëndrimeve të kundërta ndërmjet partive.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka paralajmëruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai ka theksuar se synimi është që “vullneti i qytetarëve të përkthehet në institucione funksionale”, duke paralajmëruar një fazë intensive konsultimesh politike.

Your browser does not support the video tag.

Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

Megjithatë, rruga drejt një marrëveshjeje nuk duket e lehtë. Sipas zhvillimeve të fundit, VV-ja nuk e sheh PDK-në si partner qeverisës, ndërsa nga kampi opozitar vazhdon rezistenca ndaj një bashkëpunimi me Kurtin.

Your browser does not support the video tag.

Kjo e bën LDK-në faktorin më të përfolur në kalkulimet për shumicën e ardhshme parlamentare.

Në LDK të martën tri degë kërkuan dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Abdixhiku refuzoi e u kërkoi kryetarëve të degëve ta bëjnë një gjë të tillë. Madje me akuza për sabotim.

Abdixhiku ose Haziri, LDK-ja kërkon postin e presidentit

Nga kjo parti, është paralajmëruar mundësia për negocim me Vetëvendosjen. Nënkryetari Lutfi Haziri ka përmendur një “pako gjithëpërfshirëse” për president, Qeveri e Kuvend.

Një sinjal i ri ka ardhur edhe nga vetë Vetëvendosje për çështjen e presidentit. Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar se partia është e hapur për diskutime rreth një kandidati konsensual për president.

Ajo ka shmangur megjithatë të japë garanci për ndonjë koalicion të ri qeverisës, duke deklaruar: “Nuk mund të them sot që do të qeverisim me një parti tjetër.”

VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër

Nagavci ka shtuar se fokusi aktual mbetet krijimi i institucioneve dhe sigurimi i stabilitetit politik, ndërsa bisedimet me subjektet tjera politike janë ende të hapura.

Rreth këtyre zhvillime nuk është se ka pasur përgjigje konkrete nga kreu i PDK-së, Bedri Hamza. Ai më herët ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe.

Në anën tjetër, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të bëhet pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Kurti. Ai ka qenë kritik ndaj qasjes së VV-së ndaj LDK-së.

“Ne s’jemi të interesuar të bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti, nuk ka AAK kësi ëndrrash. Ai ndoshta e do LDK-në vetëm si material për kontroll total”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka ritheksuar se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në një qeveri të drejtuar nga Vetëvendosje dhe ka bërë thirrje për koordinim më të madh të partive opozitare në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe krijimit të institucioneve.

​Haradinaj: AAK nuk merr pjesë në Qeverinë Kurti, ai e do LDK-në si një material për kontroll total

Aktualisht, panorama politike karakterizohet nga tri pozicione kryesore: VV-ja nuk dëshiron bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-ja refuzon një qeveri me VV-në, ndërsa LDK-ja po përballet me debate dhe ndarje të brendshme që e bëjnë të paqartë rolin e saj në negociatat e ardhshme.

Për këtë arsye, formimi i Qeverisë dhe sidomos zgjedhja e presidentit pritet të jenë temat kryesore të javëve në vijim.

Mbështetje Kurtit për një mandat tjetër si kryeministër i ka dhënë Elbert Krasniqi, deputet i zgjedhur nga komuniteti egjiptian. Ai ka thënë se 8 ose 9 deputetë të komuniteteve joshumicë janë të gatshëm ta mbështesin formimin e qeverisë së re nga Kurti.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Vetëvendosje siguroi 53 ulëse. Për formimin e Qeverisë dhe konstituimin e Kuvendit mjaftojnë 61 vota. Për zgjedhjen e presidentit, në dy rundet e para të votimit duhen 80 vota.

PDK-ja doli e dyta në zgjedhje dhe siguroi 22 ulëse. LDK-ja e treta ka 18 e AAK-ja e katërta ka 7 deputetë. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjendet vetura e vjedhur në Prizren, arrestohet i dyshuari
I dyshuari vetplagoset në prani të policisë, në rast e përfshirë një zyrtare policore [video]
Identifikohet i dyshuari që vodhi disa qengja në Prizren, dërgohet në në mbajtje
Bozhinovska: Agjenda e reformave është prioriteti ynë kryesor, vazhdojmë me zbatimin e reformave në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente
Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, dyshohet për dhjetëra viktima [video]

You Might Also Like

Çka është “bllokimi i motit”, që shkaktoi një valë intensive të të nxehtit në Evropë?
TOP Momenti

Çka është “bllokimi i motit”, që shkaktoi një valë intensive të të nxehtit në Evropë?

June 25, 2026
Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim
TOP Momenti

Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim

June 25, 2026
Zhduket një grua në Ferizaj, rasti po hetohet
TOP Momenti

Zhduket një grua në Ferizaj, rasti po hetohet

June 25, 2026
OBRM-PDUKM: Filipçe hesht dhe nuk e dënon skandalin diplomatik të Bullgarisë
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Filipçe hesht dhe nuk e dënon skandalin diplomatik të Bullgarisë

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?