Tashmë është zyrtare. Ronaldinho do të rikthehet në fushën e futbollit më 15 nëntor, në moshën 46-vjeçare, duke veshur fanellën e skuadrës italiane Ravenna FC.
Klubi italian ka konfirmuar se legjenda braziliane do të luajë në derbin ndaj Forlit, në kuadër të Serie C, në stadiumin “Bruno Benelli”.

Kjo do të jetë paraqitja e parë zyrtare e Ronaldinhos pas më shumë se 10 vjetësh, pasi ndeshjen e fundit konkurruese e kishte zhvilluar në vitin 2015, me fanellën e Fluminenses.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën, më 15 nëntor, nga ora 17:30 sipas kohës lokale në Itali.
Ronaldinho synon ta shënojë edhe golin e 300-të në karrierën e tij profesionale, pasi ishte pensionuar me 299 gola.
Burimi: Insajderi





