Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 11 nëntor 2026 është realizuar ekstradimi nga Zvicra në Kosovë i një shtetasi kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale të dhunimit.

Një person i kërkuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale të dhunimit është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, duke bërë të ditur se operacioni është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Sipas njoftimit, shtetasi kosovar kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për shkak të përfshirjes së dyshuar në veprën penale të dhunimit, shkruan Telegrafi.
Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale, si dhe lokalizimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit./Telegrafi/





