“Qëndroja dy orë në makinë para se të shkoja në shtëpi”, Leon Dajaku me rrëfim tronditës se pse dështoi te Bayerni

“Qëndroja dy orë në makinë para se të shkoja në shtëpi”, Leon Dajaku me rrëfim tronditës se pse dështoi te Bayerni

“Qëndroja dy orë në makinë para se të shkoja në shtëpi”, Leon Dajaku me rrëfim tronditës se pse dështoi te Bayerni

Leon Dajaku dikur konsiderohej një prej talenteve më premtues të futbollit gjerman, por karriera e tij nuk shkoi sipas pritshmërive.

Sponsor 3M Express

Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka rrëfyer hapur për periudhën te Bayern Munich, presionin psikologjik, vështirësitë personale dhe vendimet që ndikuan në rrugëtimin e tij.

I rritur në akademinë e Stuttgartit, Dajaku kujton me nostalgji periudhën në ekipet U17 dhe U19, ku arriti të shpallej kampion i Gjermanisë. Në moshën 16-17-vjeçare nisi të stërvitej edhe me ekipin e parë, përpara se në verën e vitit 2019 të transferohej te Bayern Munich për rreth 1.5 milion euro.

Në Munich pati mundësinë të stërvitej me yje si Manuel Neuer, Thomas Muller, Robert Lewandowski, Joshua Kimmich dhe Philippe Coutinho. Megjithatë, fillimisht e kishte të vështirë të përshtatej me praninë e tyre.

“Kur hyje për herë të parë në dhomën e zhveshjes, ndiheshe vërtet i intimiduar. Për shembull, kisha përballë Lewandowskin dhe sinqerisht nuk dija as si ta përshëndesja. Deri atëherë i njihje këta lojtarë vetëm nga televizioni dhe papritur gjendeshe në të njëjtën dhomë me ta”.

Futbollisti pranon se ngritja e shpejtë në karrierë solli edhe presion të madh, sidomos në jetën jashtë fushës. Në moshën 17-18-vjeçare, ai duhej të mësonte të dallonte miqtë e vërtetë nga ata që i afroheshin për shkak të emrit dhe statusit të tij.

“Kur je një djalë i ri dhe luan te Bayerni, papritur krijon një rreth shoqëror që më parë nuk e kishe. Duhet të mësosh të dallosh se kush është vërtet miku yt dhe kush jo”.

Dajaku ka rrëfyer edhe periudha të rënda psikologjike, të cilat ndikuan në jetën familjare. Ai tregon se ndonjëherë qëndronte deri në dy orë në veturë para se të hynte në shtëpi, pasi dëshironte të qetësohej dhe të mos ia përcillte gjendjen emocionale bashkëshortes dhe vajzës.

“Ndonjëherë kthehesha në shtëpi dhe qëndroja edhe dy orë në veturë, sepse më duhej fillimisht të qetësohesha dhe të mblidhja veten. Nuk doja të hyja në shtëpi dhe t’ia përcillja edhe vajzës sime atë gjendje emocionale”.

Një tjetër episod interesant lidhet me periudhën në Dubai, ku Dajaku zbuloi se kishte pranuar një ofertë prej 60 mijë eurosh neto në muaj. Në atë kohë sapo ishte bërë baba dhe rrezikonte të mbetej pa klub, ndaj e konsideroi këtë mundësi si zgjidhjen më të përshtatshme.

“Sapo isha bërë baba dhe të mbetesha pa klub gjatë gjithë asaj periudhe nuk ishte aspak mirë. Prandaj mendova se më mirë të shkoja atje. Ata më dërguan një ofertë dhe thashë se për katër muaj më mirë t’i merrja ato para”.

Megjithatë, as në Dubai gjendja e tij psikologjike nuk ishte e mirë. Ai pranon se në një rast kishte refuzuar të udhëtonte me ekipin drejt finales së një kompeticioni, duke pretenduar se ishte i lënduar, ndonëse nuk kishte ndonjë dëmtim fizik.

Në fund, Dajaku ka kundërshtuar pretendimet se transferimet e tij në klube të mëdha, përfshirë Bayern Munichun dhe Sunderlandin, ishin të motivuara nga paratë.

“Shumë njerëz mendojnë se unë kam shkuar pas parave, sepse jam transferuar te Bayern apo Sunderland, pasi këto janë klube të mëdha. Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Unë nuk kam ndjekur paratë. Jam transferuar sepse në atë moment besoja se po bëja hapin e duhur për karrierën time”, ka deklaruar ai./Telegrafi/

Lexo edhe

Mala: Truri i njeriut aktualisht mbizotëron Inteligjencën Artificiale (VIDEO)

Mala: Truri i njeriut aktualisht mbizotëron Inteligjencën Artificiale (VIDEO)

Përleshje në Barcelonë, mijëra njerëz i bashkohen grevës së përgjithshme në Spanjë

Përleshje në Barcelonë, mijëra njerëz i bashkohen grevës së përgjithshme në Spanjë

Ganja hap zemrën, tregon se pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë?

Ganja hap zemrën, tregon se pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë?

“Qëndroja dy orë në makinë para se të shkoja në shtëpi”, Leon Dajaku me rrëfim tronditës se pse dështoi te Bayerni | Momenti