Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi në Prishtinë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftimin në Facebook./Klankosova.tv




