Gashi: Ka ardhur koha për një cikël të ri politik në Kosovë, LDK-ja duhet ta përcaktojë rrugën e saj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka shprehur bindjen se Kosova po hyn në një cikël të ri politik, pas bashkëpunimit të fundit formal mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka ngritur pyetjen nëse ky zhvillim shënon fundin e tranzicionit dhe fillimin e një etape të re politike, duke u përgjigjur se muajt në vijim do ta dëshmojnë këtë.

Ai ka thënë se bashkëpunimi politik nuk duhet të jetë më arsye për demonizimin e kundërshtarëve, por se rëndësi ka qëllimi i bashkëpunimit dhe rezultatet që ai sjell për vendin.

Sipas Gashit, qeverisja duhet të matet me rezultate dhe jo me arsyetime apo fajësime për të kaluarën, ndërsa qytetarët presin zhvillim, siguri dhe shpresë për të ardhmen.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se partia e tij duhet ta përcaktojë qartë rrugën që do të ndjekë, duke mos e harruar të kaluarën, por as duke lejuar që ajo ta pengojë të ardhmen.

“Këtu fillon rilindja jonë: me më shumë besim, bashkim dhe një politikë moderne, që i përfaqëson qytetarët dhe u jep shpresë për të ardhmen. Koha është tash. Koha është për LDK-në”, ka shkruar Gashi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gashi: Ka ardhur koha për një cikël të ri politik në Kosovë, LDK-ja duhet ta përcaktojë rrugën e saj appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

Tragjedia në Gjilan: Dyshohet se gruaja u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

Tragjedia në Livoç | Ky është personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat në Gjilan

Tragjedia në Livoç | Ky është personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat në Gjilan

United rrezikon ta humbasë talentin 16-vjeçar për vetëm 350 mijë funte

United rrezikon ta humbasë talentin 16-vjeçar për vetëm 350 mijë funte