“Zero A.D.: The Birth of Christ”, filmi me buxhet prej 44 milionë dollarësh, prapa të cilit qëndron producenti shqiptar Noli Molla

“Zero A.D.: The Birth of Christ” është një nga filmat më të shumëpritur të këtij viti, i cili pritet të mbërrijë në kinema gjatë muajit dhjetor.

Sponsor 3M Express

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë projekt filmik, ku luajnë emra të njohur të kinematografisë botërore si Jim Caviezel, Deva Cassel dhe Sam Worthington, është fakti se në rolin e producentit ekzekutiv qëndron shqiptari nga Kosova, Noli Molla.

I pranishëm së fundmi në pre-premierën e filmit në CineStar, Molla ka ndarë detaje interesante rreth këtij produksioni, duke zbuluar edhe buxhetin e nevojshëm për realizimin e tij, si dhe disa nga prapaskenat e projektit dhe përfshirjen e tij në këtë produksion ndërkombëtar.

“Buxheti i filmit ka qenë 44 milionë dollarë”, u shpreh ai gjatë një interviste të shkurtër për Telegrafi.com.

Duke folur për përmbajtjen e filmit, Molla tregoi se ngjarja trajton Lindjen e Krishtit, ndërsa veçoi edhe përzgjedhjen e aktores Deva Cassel në rolin e Shën Mërisë, e cila është vajza e aktorëve të njohur Vincent Cassel dhe Monica Bellucci.

“Producentët kanë bërë një kërkim, me 3000 e diçka, aktoret që kanë bërë audicion për rolin, të cilin e fitoi Deva Cassel, e cila është vajza e Vincent Cassel dhe e Monica Bellucit. Dhe ka bërë interpretim të jashtëzakonshëm”.

“Dhe regjisori nuk e ka ditur se vajza e kujt është. Ai e zgjodhi atë. Dhe më pas e kuptoi se: kjo është vajza e Vincent Cassel. Çfarë?! Për mua ishte emocionuese ta shohë pjesë të projektit pasi Monica Belluci ka luajtur në The Passion of The Christ”, ka deklaruar Molla.

Më tej, producenti kosovar bëri të ditur se gjatë karrierës së tij ka pasur mundësinë të bashkëpunojë me emra të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe disa prej aktorëve që janë pjesë e filmit “Zero A.D.: The Birth of Christ”.

Ndërkaq, i pyetur nëse në të ardhmen synon të realizojë një projekt filmik që do të trajtonte historinë e Kosovës, Molla zbuloi se tashmë ka dy ide.

“Tash në moment jemi tu këqyrë thellësisht me e bo një për Skënderbeun, një film, është pak sfiduese, se skenari duhet me u kanë i fortë, por një send më së shumti, çka jam tu e këqyrë më thellësisht, është me ia bo Adem Jasharit historinë. M’i këqyrë aktorët, çka janë të fortë, me bo internacional filmin. Njëjtë sikur ta bën një film kështu, te këta aktorët janë internacionalë, por është Zero. A.D një ngjarje në Lindjen e Mesme”.

Lexo edhe

Çitaku emocionohet nga rikthimi i përkohshëm i Jakup Krasniqit në Prishtinë: Na mungoni shumë, çlirimtarë

Çitaku emocionohet nga rikthimi i përkohshëm i Jakup Krasniqit në Prishtinë: Na mungoni shumë, çlirimtarë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Muhaxheri në Komision: Kemi pasur edhe dy raste shumë më të rënda

Vrasja e Arlinda Zekajt, Muhaxheri në Komision: Kemi pasur edhe dy raste shumë më të rënda

“Ditët e Nëntorit” rikthehen në Gjakovë, nis edicioni i tretë i festivalit

“Ditët e Nëntorit” rikthehen në Gjakovë, nis edicioni i tretë i festivalit