Zemaj: Për VV-në mund të jetë i pranueshëm presidenti që vjen nga PDK, por jo nga LDK

Zemaj: Për VV-në mund të jetë i pranueshëm presidenti që vjen nga PDK, por jo nga LDK
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, duke e cilësuar procesin si një periudhë të gjatë debatesh, pritjesh dhe kalkulimesh politike. Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se procesi i djeshëm në Kuvend ka nxjerrë në pah, sipas tij, dy të vërteta politike, transmeton klankosova.tv. […]

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, duke e cilësuar procesin si një periudhë të gjatë debatesh, pritjesh dhe kalkulimesh politike.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se procesi i djeshëm në Kuvend ka nxjerrë në pah, sipas tij, dy të vërteta politike, transmeton klankosova.tv.

“Për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo një president politik që vjen nga LDK-ja. Vetëm nga LDK kërkohej konsensual?”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka ngritur kritika edhe për votimin e Vetëvendosjes për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas Zemajt, ky votim nënkupton pranimin në praktikë të ekzistencës dhe juridiksionit të Gjykatës Speciale në Hagë.

“Këto nuk janë më vetëm debate politike as ndarje ideologjike, por janë veprime e votime të regjistruara në Kuvend”, ka deklaruar ai.

Zemaj ka vlerësuar se zhvillimet e djeshme shënojnë fundin e asaj që ai e quan “ping-pong politik” mes VV-së dhe PDK-së.

“Votat treguan shumë më tepër se fjalët”, ka deklaruar Zemaj.

Lexo edhe

Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

Tuchel: Anglia ka lënë pas zhgënjimin e Botërorit

Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

Përgatitjet finale për inaugurimin e presidentes së re

Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)

Publikoi letër mirënjohje për familjen Hila – Vesa Smolica i thotë të gjitha (VIDEO)