Ajo ka tronditur rrjetin me një letër, ku tregon për përvojën e saj gjatë kohës sa jetonte me familjen Hila.
Këngëtarja Vesa Smolica, në emisionin “Kosova Today”, bëri të ditur se për këtë temë do të flasë për herë dhe të fundit në këtë intervistë, transmeton Klankosova.tv.
Vesa bëri të ditur se familjen Hila e njeh që nga mosha 12-vjeçare. Ajo tha se për shkak që familja e saj nuk kishte kushte financiare për t’ia mbuluar udhëtimet vajzës së tyre, Smolica tha se për katër muaj u pranua në familjen Hila kur ishte veç 14 vjeç.
Kujtomë se familja Hila është krye temë e ditëve të fundit, pas skandalit me video intime të kompozitorit Adrian Hila me fytyra të njohura publike, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë, Vesa tha se deshi të tregonte mirënjohje për familjen Hila në kohën kur ishte në vështirësi.
“Kjo ka qenë një lloj mirënjohje në kaosin e tyre çfarë ju ka ndodhë, një fatkeqësi familjare. Unë kam dashur t’i lartësojë gratë e asaj familje”, tha artistja.




