Myftiu Tërnava uron Shiroka-Pulën: Do ta keni mbështetjen e Bashkësisë Islame

Myftiu Tërnava uron Shiroka-Pulën: Do ta keni mbështetjen e Bashkësisë Islame
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Në një mesazh të publikuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, Tërnava ka shprehur bindjen se presidentja e re, bazuar në përvojën dhe përkushtimin e saj, do ta ushtrojë detyrën me dinjitet dhe do të […]

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Në një mesazh të publikuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, Tërnava ka shprehur bindjen se presidentja e re, bazuar në përvojën dhe përkushtimin e saj, do ta ushtrojë detyrën me dinjitet dhe do të kontribuojë në forcimin e institucioneve dhe bashkëpunimit institucional e politik, transmeton Klankosova.tv.

“Me ndjesi të veçanta përgëzoj akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tërnava.

Ai ka përgëzuar edhe subjektet politike për marrëveshjen që mundësoi zgjedhjen e presidentes, duke thënë se kjo i dha vendit stabilitet institucional.

Tërnava ka përshëndetur gjithashtu miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, nga i cili, siç ka thënë ai, pritet drejtësi.

Në fund të mesazhit, Myftiu ka deklaruar se Presidentja Shiroka-Pula do ta ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj.

“Zoti ju dhëntë forcë e urtësi në përmbushjen e kësaj detyre dhe e bekoftë Kosovën e popullin e saj!”, ka përfunduar ai.

Lexo edhe

Presidentja Shiroka-Pula merr urim nga homologia e saj sllovene

Presidentja Shiroka-Pula merr urim nga homologia e saj sllovene

Presidentja Justina Shiroka-Pula arrin në ceremoninë e inaugurimit

Presidentja Justina Shiroka-Pula arrin në ceremoninë e inaugurimit

Tregu amerikan: Comodita vazhdon me eksport drejt SHBA-së

Tregu amerikan: Comodita vazhdon me eksport drejt SHBA-së