Rame Lahaj drejt skenës së Zürichut me “PASSION & ORIGIN”

Rame Lahaj drejt skenës së Zürichut me “PASSION & ORIGIN”
Zürichu është gati të presë Rame Lahajn. Më 10 tetor, tenori kosovar me famë ndërkombëtare do të hapë turneun “PASSION & ORIGIN”, një seri koncertesh që do ta çojë repertorin shqiptar dhe atë ndërkombëtar në disa prej qyteteve të diasporës. I shoqëruar nga ARMA Ensemble, Lahaj do të interpretojë një program që ndërthur repertorin shqiptar […]

Zürichu është gati të presë Rame Lahajn. Më 10 tetor, tenori kosovar me famë ndërkombëtare do të hapë turneun “PASSION & ORIGIN”, një seri koncertesh që do ta çojë repertorin shqiptar dhe atë ndërkombëtar në disa prej qyteteve të diasporës.

I shoqëruar nga ARMA Ensemble, Lahaj do të interpretojë një program që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.

“PASSION & ORIGIN” është konceptuar për publikun shqiptar në diasporë, duke bashkuar këngën shqipe me repertorin që ka shoqëruar Lahajn gjatë karrierës së tij në skenat ndërkombëtare.

Pas Zürichut, turneu vazhdon në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor, ndërsa priten edhe data të tjera në qytete të diasporës.

10 tetor 2026 | 20:00

Kongresshaus Zürich – Kongresssaal

Biletat: https://ticketmaster.ch/event/725505631

Lexo edhe

Presidentja Shiroka-Pula merr urim nga homologia e saj sllovene

Presidentja Shiroka-Pula merr urim nga homologia e saj sllovene

Presidentja Justina Shiroka-Pula arrin në ceremoninë e inaugurimit

Presidentja Justina Shiroka-Pula arrin në ceremoninë e inaugurimit

Tregu amerikan: Comodita vazhdon me eksport drejt SHBA-së

Tregu amerikan: Comodita vazhdon me eksport drejt SHBA-së