Zelensky takon ekipin e një kompanie amerikane për sistemet “Patriot” dhe avionët F-16

Zelensky takon ekipin e një kompanie amerikane për sistemet “Patriot” dhe avionët F-16

Zelensky takon ekipin e një kompanie amerikane për sistemet “Patriot” dhe avionët F-16

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pritur në takim në Kiev nje ekip të një kompanie amerikane që merret me prodhimin e sistemeve të mbrojtjes.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se ky ekip do të ndihmojë Ukrainën për të shpëtuar jetë, pasi sipas tij, sistemet e kompanisë për “Patriot” dhe avionët F-16 luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër raketave balistike ruse dhe dronëve “Shahed”.

“Dhe në të dyja këto fusha, situata aktualisht nuk është e lehtë. Diskutuam se si mund t’i zgjerojmë dhe t’i rrisim furnizimet. Kompania aktualisht po rrit prodhimin e interceptorëve për raketa balistike.”, ka thënë Zelensky në një postim në rrjetin social, duke shpërndarë edhe video nga takimi me këtë ekip.

Ai ka thënë se Ukraina pritet të jetë në gjendje të blejë disa prej tyre për të mbrojtur më shumë jetë.

“Gjithashtu, po bëjmë gjithçka që është e mundur që mirëmbajtja dhe riparimi i avionëve F-16 të kryhen në Ukrainë.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë në Prishtinë, rikthimi pritet nesër

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë në Prishtinë, rikthimi pritet nesër

Protestuesit e dhunshëm rrezikojnë të futen në “listën e zezë” për hyrje në BE

Protestuesit e dhunshëm rrezikojnë të futen në “listën e zezë” për hyrje në BE

Irani akuzon Netanyahun se po e shtyn SHBA-në drejt një lufte të re

Irani akuzon Netanyahun se po e shtyn SHBA-në drejt një lufte të re

Zelensky takon ekipin e një kompanie amerikane për sistemet “Patriot” dhe avionët F-16 | Momenti