MASh harton strategjinë e arsimit 2035+, me fokus edhe inteligjencën artificiale

MASh harton strategjinë e arsimit 2035+, me fokus edhe inteligjencën artificiale

MASh harton strategjinë e arsimit 2035+, me fokus edhe inteligjencën artificiale

Në shtatë takime me punëtorët e arsimit janë diskutuar çështje kyçe për reformën arsimore, nga fuqizimi i autonomisë së shkollave deri te zbatimi i provimit shtetëror për hyrjen në profesionin e mësimdhënësit.

“Po e dizajnojmë fazën e ardhshme të reformës në arsim, që në fokus do ta ketë rritjen e cilësisë, pra është epoka e cilësisë në arsim dhe na duhet mbështetja e të gjithëve, edhe mësimdhënësve, e shkollave, edhe prindërve, edhe komunave, dhe gjithë komunitetit, në mënyrë që arsimin ta kemi në zhvillim të përshpejtuar viteve të ardhshme dhe në dekadën e ardhshme”, tha Hajrulla Çeku,ministër i Arsimit

Sponsor 3M Express

“Gjatë rrugëtimit të përbashkët dhe bazuar në respektin dhe besimin e ndërsjellë  mes MASH-it dhe SBASHKU-t do të vazhdojmë angazhimet për rritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim”, tha Rrahman Jasharaj, kryesindikalist i arsimit.

 Në strategjinë e hartuar dhjetëvjeçare 2035+ do të parashihen edhe sfidat që mund të sjellë inteligjenca artificiale.

“Për të mos na sfidua duhet ta përdorim pra ne ta mbizotërojmë inteligjencën artificiale atë ta bëjmë pjesë të kontrolluar të sistemit tona arsimor që të t’i vjelim dobitë dhe të mirat e inteligjencës artificiale dhe të jemi te kujdesshëm në raport me dëmet potenciale që mund te sjellë në sistem”, tha Çeku.

 Plani strategjikë arsimor 2035+ ka në fokus rritjen e cilësisë së arsimit për të gjithë sistemin në Kosovë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Vetura ia shkel të dyja këmbët polices në Mitrovicë të Veriut – shoferi ikën pa u ndalur

Vetura ia shkel të dyja këmbët polices në Mitrovicë të Veriut – shoferi ikën pa u ndalur

Haradinaj për Krasniqin e VV-së: Po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Haradinaj për Krasniqin e VV-së: Po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë