E rëndë: Nesër varroset 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Prizreni

22-vjeçari Argent Hodaj, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motorin katërrotësh (ATV) në fshatin Gjonaj të Prizrenit, do të varroset nesër.

Sponsor 3M Express

Ceremonia e varrimit të të riut do të mbahet nesër, në drekë, në fshatin Gjonaj, ku familjarët, miqtë dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit.

Hodaj ndërroi jetë të premten, rreth orës 15:00, pasi dyshohet se humbi kontrollin mbi ATV-në dhe u rrëzua nga një lartësi.

Vdekja e tij u konstatua nga ekipi i Emergjencës në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet përkatëse.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rritet në gjashtë numri i të vrarëve nga të shtënat në Krakov të Polonisë, 15 të plagosur

Rritet në gjashtë numri i të vrarëve nga të shtënat në Krakov të Polonisë, 15 të plagosur

Rodri synon rikthimin nga lëndimi për duelin ndaj ish-klubit Manchester City

Rodri synon rikthimin nga lëndimi për duelin ndaj ish-klubit Manchester City

Inteligjenca Artificiale kalon në gisht, prezantohet unaza me ekran

Inteligjenca Artificiale kalon në gisht, prezantohet unaza me ekran

E rëndë: Nesër varroset 22-vjeçari që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga lartësia me motor katërrotësh në Prizreni | Momenti