Luka Modric dëshiron të rikthehet te Real Madridi pasi t’i japë fund karrierës si futbollist.

Kroati 41-vjeçar, që aktualisht luan te Milani, synon të ketë një rol konkret në strukturën e klubit madrilen.
Modric ka kontratë me Milanin deri më 30 qershor 2027 dhe për momentin nuk ka negociata për rikthimin e tij.
Gjatë 13 viteve në Madrid, ai zhvilloi 597 ndeshje dhe fitoi 28 trofe, përfshirë gjashtë Liga të Kampionëve.




