Ymeri kritikon ashpër Kurtin: Ka hyrë në qeverisje kuturu, pa plan për vendin (VIDEO)

Ymeri kritikon ashpër Kurtin: Ka hyrë në qeverisje kuturu, pa plan për vendin (VIDEO)

Ymeri kritikon ashpër Kurtin: Ka hyrë në qeverisje kuturu, pa plan për vendin (VIDEO)

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se qëllimi i tij kryesor ka qenë ardhja në pushtet dhe jo zhvillimi i vendit.

Sponsor 3M Express

E ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Ymeri ka deklaruar se Kurti ka hyrë në qeverisje pa një plan të qartë për menaxhimin e sektorëve të rëndësishëm, përfshirë kompanitë publike, Korporatën Energjetike të Kosovës dhe pensionet.

“Qëllimi i tij ka qenë me marrë pushtetin dhe me ndryshu klasën nga të gjitha ato parti që i ka pa. E ka pasë ose inati, ose njëfarë meraku pse ai nuk është në krye të vendit, por nuk ka qenë me zhvillu vendin”, ka deklaruar Ymeri, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka theksuar se një kryeministër duhet të ketë një plan të qartë qeverisës dhe të dijë paraprakisht se si do t’i menaxhojë sektorët kryesorë të vendit.

“Një kryeministër, nëse vjen sot, unë për shembull me ardhë, ose pesë vjet më vonë, duhet me ditë saktë çka ki me bo me kompanitë publike, me KEK-un, për pensione. Ky ka hi kuturu”, është shprehur deputetja e LDK-së.

Ymeri ka akuzuar Kurtin edhe për dëmtim të stabilitetit energjetik dhe ekonomik të Kosovës, duke thënë se zhvillimet në këtë sektor kanë qenë të njohura prej vitesh.

“Ky ka abuzuar me stabilitetin tonë elektroenergjetik dhe ekonomik, kjo nuk do mend. Prej vitit 2016 e ka ditë krejt çka sillet”, ka deklaruar ajo.

Ymeri ka kritikuar edhe reagimin e kryeministrit ndaj shqetësimeve për reduktimet e energjisë elektrike, duke thënë se nuk është e pranueshme që një situatë e tillë të trajtohet me të qeshura.

“Nuk ka mundësi një njeri në këtë realitet me qeshë me lot kur na i kallxojmë që ka reduktime të energjisë elektrike”, ka thënë Ymeri.

Ndiqni deklaratën:

Lexo edhe

Nga 102 pikë prapa deri te titulli i tetë, Marquez barazon rekordin historik në MotoGP

Nga 102 pikë prapa deri te titulli i tetë, Marquez barazon rekordin historik në MotoGP

Ekskluzive | Dëshmitarët zbulojnë detaje të reja nga përleshja në “Che Bar” në Prizren, dyshohet se u ekspozua edhe një armë

Ekskluzive | Dëshmitarët zbulojnë detaje të reja nga përleshja në “Che Bar” në Prizren, dyshohet se u ekspozua edhe një armë

Përfundon projekti për zhvillimin e shkathtësive e punësimin e qëndrueshëm në Kosovë

Përfundon projekti për zhvillimin e shkathtësive e punësimin e qëndrueshëm në Kosovë