Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka thënë se njësia do të funksionalizohet në faza, sipas planit të veprimit.
Sipas Vitisë, pas përfundimit të projektit, njësia do të ketë kapacitet për trajtimin e 30 deri në 50 pacientëve në ditë me kimioterapi dhe 40 pacientëve me radioterapi.

Ajo do të pajiset me akselerator linear, simulator CT dhe hapësira moderne për trajtim e kontroll. Po ashtu, do të lidhet digjitalisht me Klinikën e Onkologjisë në QKUK, duke mundësuar planifikimin e përbashkët të trajtimeve nga ekipet mjekësore në Prizren dhe Prishtinë.
Ministri Vitia ka theksuar se synimi i këtij projekti është që pacientët të marrin trajtim më afër vendbanimit, të kenë më pak pritje dhe të shmangin shpenzimet e udhëtimit drejt Prishtinës.
Burimi: RTKLive





