Ekskluzive | Dëshmitarët zbulojnë detaje të reja nga përleshja në “Che Bar” në Prizren, dyshohet se u ekspozua edhe një armë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përleshjen fizike që ndodhi më 21 nëntor në lokalin “Che Bar”, në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku dyshohet se ishin të përfshirë disa persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Dëshmitarë okularë, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, kanë bërë të ditur për Sinjalin se gjatë përleshjes është dëmtuar lokali, ndërsa njëri nga personat e përfshirë dyshohet se ka ekspozuar edhe një armë.

Sipas dëshmitarëve, arma nuk është përdorur gjatë incidentit.

Sinjali më herët raportoi se në mesin e personave të përfshirë në këtë përleshje janë Shani Kryeziu, Arianit Kaçinari dhe Arianit Rexhaj.

Kujtojmë se Policia e Kosovës kishte konfirmuar se ishte njoftuar për një rrahje në progres në një lokal-kafiteri në Prizren, ku sipas të dhënave fillestare dyshohej se ishin përfshirë rreth tetë persona.

Rasti, për të cilin ishte raportuar edhe për dëme materiale në lokal, ishte iniciuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Policia tregon si u zbulua dhe u arrestua Egzon Azemi, i dyshuar për mashtrim përmes “GoFundMe”

Policia tregon si u zbulua dhe u arrestua Egzon Azemi, i dyshuar për mashtrim përmes “GoFundMe”

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private

Influencuesja belge mbetet e habitur nga mbrojtëset e futbollistit, për transferimin e të cilit Newcastle pagoi 60 milionë euro

Influencuesja belge mbetet e habitur nga mbrojtëset e futbollistit, për transferimin e të cilit Newcastle pagoi 60 milionë euro