Ylli i PSG-së pëson lëndim të rëndë, largohet nga fusha duke bërtitur nga dhimbjet

Ylli i PSG-së pëson lëndim të rëndë, largohet nga fusha duke bërtitur nga dhimbjet

Ylli i PSG-së pëson lëndim të rëndë, largohet nga fusha duke bërtitur nga dhimbjet

Paris Saint-Germaini ka marrë një lajm të keq në ndeshjen si mysafir ndaj Nice, pasi sulmuesi anësor Desire Doue është detyruar të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi që duket serioz.

Sponsor 3M Express

Incidenti ndodhi në minutat e fundit të pjesës së parë, pas një dueli me mbrojtësin e Nice, Melvin Diop.

Doue u rrëzua në fushë duke bërtitur nga dhimbjet dhe nuk ishte në gjendje të largohej vetë, duke pasur nevojë për ndihmën e stafit mjekësor, i cili e nxori me barelë.

Momenti ishte veçanërisht shqetësues edhe për shkak të reagimit të futbollistit francez.

Teksa po largohej nga fusha, Doue nuk arriti t’i mbante lotët, duke lënë të kuptohet se lëndimi mund të jetë serioz.

Në vend të tij u aktivizua Ferran Torres, ndërsa PSG-ja tashmë pret rezultatet e ekzaminimeve mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Për momentin nuk ka një diagnozë zyrtare dhe as një afat të konfirmuar për rikthimin e tij.

Kontrollet e mëtejshme do të përcaktojnë se sa gjatë do të jetë skuadra parisiene pa një prej lojtarëve kryesorë të saj ofensivë./Telegrafi/

Lexo edhe

Ish-kreu i Policisë italiane gjendet i vdekur në vilën e tij

Ish-kreu i Policisë italiane gjendet i vdekur në vilën e tij

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Anjeza e ndjek Likin, ndërhyn Eriku (VIDEO)

Anjeza e ndjek Likin, ndërhyn Eriku (VIDEO)