Trump bleu aksione në Nvidia pak para shpërthimit të skandalit të dyshuar për spiunazh

Trump bleu aksione në Nvidia pak para shpërthimit të skandalit të dyshuar për spiunazh

Trump bleu aksione në Nvidia pak para shpërthimit të skandalit të dyshuar për spiunazh

Presidenti amerikan Donald Trump ka blerë aksione në kompaninë teknologjike Nvidia me vlerë deri në 265 mijë dollarë gjatë muajit shtator, vetëm disa javë përpara publikimit të raportimeve për lidhjet e ish-drejtuesit të kompanisë, Jensen Huang, me një grua të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës.

Sponsor 3M Express

Sipas dokumenteve të fundit financiare, të publikuara më 19 nëntor nga Zyra Amerikane për Etikën Qeveritare, Trump ka shitur gjithashtu aksione të Nvidia-s me vlerë deri në 15 mijë dollarë gjatë së njëjtës periudhë, raporton Reuters.

Transaksionet kanë tërhequr vëmendjen në një kohë kur administrata amerikane po shqyrton politika që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e Nvidia-s, veçanërisht kufizimet e eksportit të çipave të avancuar të Al drejt Kinës.

Ndryshe, këto nuk janë investimet e vetme të presidentit në Nvidia.

Gjatë gushtit, ai kishte blerë aksione me vlerë deri në 1.6 milion dollarë dhe kishte shitur të tjera deri në 1 milion dollarë.

Shtëpia e Bardhë ka mohuar çdo konflikt interesi, duke sqaruar se investimet e presidentit menaxhohen nga institucione financiare të pavarura. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ish-kreu i Policisë italiane gjendet i vdekur në vilën e tij

Ish-kreu i Policisë italiane gjendet i vdekur në vilën e tij

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Anjeza e ndjek Likin, ndërhyn Eriku (VIDEO)

Anjeza e ndjek Likin, ndërhyn Eriku (VIDEO)