Marrëdhëniet ShBA–Kosovë, Frinzi: Duhet të krijohen ujdi që sjellin përfitime për të dyja palët (VIDEO)

Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se ato kanë një histori të gjatë të mbështetjes së ndërsjellë.

Sponsor 3M Express

I ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Frinzi ka vlerësuar se çështja e ish-presidentit Hashim Thaçi duhet të marrë më shumë vëmendje nga Kongresi amerikan dhe institucionet në SHBA.

Ai ka theksuar se Kosova duhet të shfrytëzojë lidhjet me diasporën shqiptare dhe komunitetin e biznesit në Amerikë për të rritur vëmendjen ndaj kësaj çështjeje.

“Unë vij nga Teksasi, ku kemi një popullatë të madhe nga Kosova dhe një komunitet të fuqishëm biznesor. Këta janë njerëzit që mund ta artikulojnë këtë çështje, së bashku me diasporën shqiptare, për t’u siguruar që qytetarët e zgjedhur në Amerikë ta kuptojnë këtë çështje dhe rëndësinë e saj”, ka deklaruar Frinzi.

Ai ka thënë se çështja nuk duhet të shihet vetëm në kontekstin e lirimit të Thaçit, por edhe në raport me mesazhin që po i përcillet botës.

“Natyrisht, ne duam që Thaçi të lirohet nga burgu, por në përgjithësi, çështja kryesore është se çfarë mesazhi po i dërgojmë botës”, është shprehur ai, transmeton klankosova.tv

Frinzi ka folur edhe për zhvillimet politike në SHBA, duke vlerësuar se çështja mund të bëhet pjesë e përplasjeve partiake në Kongresin amerikan.

Sipas tij, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së duhet të vazhdojnë të zhvillohen mbi bazën e mbështetjes së ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta mes partive në amerikë.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së kanë një histori të gjatë mbështetjeje nga të dyja palët. Çdo lëvizje e qartë në këto marrëdhënie duhet të bëhet me një mendësi që sjell përfitime për të dyja palët”, ka përfunduar Frinzi./ Klankosova.tv

Lexo edhe

Pacolli: 135 banesa në Pejë drejt përfundimit, projektet vazhdojnë edhe në katër komuna

Pacolli: 135 banesa në Pejë drejt përfundimit, projektet vazhdojnë edhe në katër komuna

“Nuk mund të vish kur të duash!” – Antoneta ia refuzon përqafimin Nichit (VIDEO)

“Nuk mund të vish kur të duash!” – Antoneta ia refuzon përqafimin Nichit (VIDEO)

Ndihma e inteligjencës artificiale në matjen e volumit të trurit tek pacientët me sklerozë multiple

Ndihma e inteligjencës artificiale në matjen e volumit të trurit tek pacientët me sklerozë multiple