Parandalohet kontrabandimi i mallrave në Vërmicë, doganierët zbuluan pjesë për automjete

Parandalohet kontrabandimi i mallrave në Vërmicë, doganierët zbuluan pjesë për automjete

Parandalohet kontrabandimi i mallrave në Vërmicë, doganierët zbuluan pjesë për automjete

Dogana e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e saj në pikëkalimin kufitar në Vërmicë kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave, gjatë kontrolleve të kamionëve në hyrje.  

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të një kamioni të ngarkuar me automjete, i cili ishte paraqitur për përfundimin e procedurave të zhdoganimit, zyrtarët doganorë kanë kryer verifikimin e përputhshmërisë së ngarkesës me dokumentacionin përcjellës.

Me këtë rast, sipas njoftimit, gjatë kontrollit fizik të automjetit, në brendësi të tij janë zbuluar mallra të padeklaruara, përkatësisht pjesë për automjete.

“Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 3,400 euro.”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se lidhur me rastin është iniciuar procedurë kundërvajtëse për mosdeklarim të mallrave, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave. /Klankosova.tv

Lexo edhe

40 vite në skenë, një jetë kushtuar këngës – Muhamet Sejdiu feston sonte jubileun e madh në Gjakovë

40 vite në skenë, një jetë kushtuar këngës – Muhamet Sejdiu feston sonte jubileun e madh në Gjakovë

Zbulohet arsyeja pse Lamine Yamal nuk udhëton me Spanjën drejt Pragës – Barcelona merr vendimin

Zbulohet arsyeja pse Lamine Yamal nuk udhëton me Spanjën drejt Pragës – Barcelona merr vendimin

Shiroka-Pula priti në takim ambasadorin gjerman, diskutojnë për marrëdhëniet mes të dyja vendeve

Shiroka-Pula priti në takim ambasadorin gjerman, diskutojnë për marrëdhëniet mes të dyja vendeve

Parandalohet kontrabandimi i mallrave në Vërmicë, doganierët zbuluan pjesë për automjete | Momenti