Xhemajli rrëfen takimin e parë me Nuhi Berishën

Xhemajli rrëfen takimin e parë me Nuhi Berishën

Xhemajli rrëfen takimin e parë me Nuhi Berishën

Bajrush Xhemajli ka rrëfyer në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”, takimin e parë me veprimtarin e çështjes kombëtare, Nuhi Berishën, në fillim të shtatorit të vitit 1982.

Ai ka treguar se takimi ishte organizuar përmes aktivistëve të tjerë ilegalë dhe se, për të verifikuar identitetin e njëri-tjetrit, kishin përdorur një mënyrë të caktuar komunikimi.

Sponsor 3M Express

“Tha: ‘A mos ke orë?’, se nuk kam, thashë po e kam. Tha sa është ora, thashë 18:00. O, tha ‘Azem’, si je”, ka rrëfyer Xhemajli për momentin kur e kuptuan se ishin takuar me personin e duhur.

Pas takimit, ata kishin shkuar te varrezat e Jahudisë, ku kishin qëndruar deri në mëngjes duke biseduar për veprimtarinë e tyre.

Xhemajli e ka përshkruar Berishën si një të ri trim, të guximshëm dhe të përkushtuar, me të cilin gjatë muajve pasues kishte zhvilluar takime të tjera dhe kishte bashkëpunuar në veprimtarinë ilegale.

Ai ka treguar gjithashtu se lajmi për vrasjen e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës kishte qenë shumë i rëndë për të, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për çështjen kombëtare.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Gruda: Me ligjin për Specialen, Kosova si shtet i pavarur përballet në Hagë

Gruda: Me ligjin për Specialen, Kosova si shtet i pavarur përballet në Hagë

Alarmet dëgjohen në stadiumin e Ronaldos, shtyhet ndeshja e Al-Nassr pas shpërthimit në Riad

Alarmet dëgjohen në stadiumin e Ronaldos, shtyhet ndeshja e Al-Nassr pas shpërthimit në Riad