Vazhdon cikli i diskutimeve me mësimdhënës për Strategjinë e Arsimit 2035+

Vazhdon cikli i diskutimeve me mësimdhënës për Strategjinë e Arsimit 2035+

Vazhdon cikli i diskutimeve me mësimdhënës për Strategjinë e Arsimit 2035+

Në Shtime u zhvillua takimi me mësimdhënësit e rajonit të Ferizajt për diskutimin e Strategjisë së Arsimit të Kosovës 2035+, në një organizim të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Ky ishte takimi i pestë rajonal në kuadër të ciklit të diskutimeve me mësimdhënës në të gjitha rajonet e Kosovës, pas takimit të parë të zhvilluar në Gjilan, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë.

Sponsor 3M Express

Në bashkëbisedimin me mësimdhënësit morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, përfaqësues të Ministrisë, udhëheqës të SBAShK-ut, drejtues të institucioneve arsimore, si dhe mësimdhënës e punëtorë të arsimit nga Rajoni i Ferizajt.

Në fokus të takimit ishte dëgjimi i drejtpërdrejtë i zërit të mësimdhënësve dhe marrja e propozimeve konkrete nga terreni për përmbajtjen dhe prioritetet e Strategjisë së Arsimit 2035+.

Gjatë diskutimit u trajtuan çështje të rëndësishme për të ardhmen e sistemit arsimor, përfshirë cilësinë në arsim, kushtet e punës dhe të mësimdhënies, zhvillimin profesional dhe mbështetjen e mësimdhënësve, mirëqenien e punëtorëve të arsimit, autonominë dhe zhvillimin e shkollës, kurrikulën dhe procesin mësimor, digjitalizimin, financimin e arsimit, si dhe sfida të tjera me të cilat përballen institucionet arsimore.

Mësimdhënësit e Rajonit të Ferizajt patën mundësi që drejtpërdrejt të paraqesin sugjerimet, shqetësimet dhe propozimet e tyre konkrete për atë se çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë duhet të parashikojë Strategjia e Arsimit 2035+.

Ministri Hajrulla Çeku theksoi rëndësinë e përfshirjes së mësimdhënësve në këtë proces, duke vënë në pah se Strategjia e Arsimit 2035+ duhet të ndërtohet përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe në bazë të përvojave dhe nevojave reale të sistemit arsimor.

Ndërsa kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, theksoi rëndësinë e rolit të punëtorëve të arsimit në përcaktimin e prioriteteve për të ardhmen e arsimit, si dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Takimi i këtij rajoni u karakterizua nga një diskutim i hapur, i drejtpërdrejtë dhe konstruktiv, ku mësimdhënësit patën mundësinë të adresojnë çështjet që i preokupojnë në punën e përditshme dhe të ofrojnë ide konkrete për përmirësimin e sistemit arsimor. SBAShK dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojnë këtë cikël të takimeve rajonale me synimin që zëri i mësimdhënësve të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+ dhe që kjo strategji të jetë sa më reale, gjithëpërfshirëse dhe e zbatueshme. Takimet rajonale do të vazhdojnë edhe në rajonet e tjera të Kosovës”, njofton SBAShK-u.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me forcat speciale të SHBA-së, Shqipërisë dhe Kroacisë

FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin “VALOR SHIELD 2026” me forcat speciale të SHBA-së, Shqipërisë dhe Kroacisë

Përparim Gruda: Albin Kurti është mirë mos me qenë kryeministër asnjë ditë, por ky është realiteti

Përparim Gruda: Albin Kurti është mirë mos me qenë kryeministër asnjë ditë, por ky është realiteti

Gruda i bindur: Kur hyn ligji në fuqi, efektet e tij janë që asnjë komandant i UÇK-së nuk mundet

Gruda i bindur: Kur hyn ligji në fuqi, efektet e tij janë që asnjë komandant i UÇK-së nuk mundet