Janina Ymeri ka bërë të ditur se i ka dërguar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me pagesat direkte për vitin 2026, të cilat, sipas saj, ende nuk janë ekzekutuar.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka thënë se kërkesën e ka bërë pas ankesave të fermerëve për vonesat në pagesa, duke theksuar se e ka parë të arsyeshme të kërkojë një përgjigje zyrtare nga ministria.
Ajo ka shprehur shqetësimin për mungesën e informatave lidhur me këtë çështje, duke thënë se shpreson që stafi i ministrisë, përfshirë ministrin Armend Muja, të jetë në dijeni për rëndësinë e saj.
“Shpresoj që stafi i Ministrisë përveç ministrit Armend Muja është në dijeni që heshtja, mos-përgjigja nuk është zgjidhje sidomos për këtë çështje kaq të rëndësishme”, ka shkruar Ymeri.
Në reagimin e saj, Ymeri ka përmendur edhe çështjen e informatave për grurin serb, duke paralajmëruar se tema mund të rikthehet përmes seancave në Kuvendin e Kosovës, nëse, sipas saj, nuk merret parasysh as paralajmërimi i Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ymeri i kërkon përgjigje Ministrisë së Bujqësisë për pagesat e vonuara ndaj fermerëve appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




