Kampioni i Arabisë Saudite, Al-Nassr, nuk do ta zhvillojë sipas planit ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë, “AFC Champions League Elite”, ndaj skuadrës PFC Neftchi.

Ndeshja, e paraparë të zhvillohej sonte në orën 20:15, është shtyrë për shkak të situatës së krijuar në Riad, ku raportohet për një shpërthim në aeroport.
Alarmet janë dëgjuar edhe në stadiumin ku pritej të zhvillohej përballja, pas së cilës është marrë vendimi për shtyrjen e ndeshjes.
Vendimi për shtyrjen vjen në një kohë kur siguria në kryeqytetin saudit është rritur pas sulmeve të fundit në aeroportin ndërkombëtar të Riadit. Sipas raportimeve, sulmet kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur, si dhe kanë ndërprerë operacionet e aeroportit.
Deri më tani, në raportimet e cituara nuk është bërë e ditur se kur do të zhvillohet ndeshja e shtyrë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Alarmet dëgjohen në stadiumin e Ronaldos, shtyhet ndeshja e Al-Nassr pas shpërthimit në Riad appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




