I dënuar me 9 vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur, kapet 41-vjeçari në Shqipëri

I dënuar me 9 vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur, kapet 41-vjeçari në Shqipëri

I dënuar me 9 vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur, kapet 41-vjeçari në Shqipëri

Një 41-vjeçar i dënuar me nëntë vjet burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur është arrestuar nga Policia në Delvinë të Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim.

Sponsor 3M Express

Arrestimi i tij u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Shijani”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe veprimeve për lokalizimin e personave të kërkuar nga drejtësia.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari është Besnik Banushi, banues në Delvinë, i cili u lokalizua dhe u ndalua në vendin e njohur si “Rrethrrotullimi i Shijanit”.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë, me vendimin e 23 korrikut 2026, e kishte dënuar me nëntë vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Sipas autoriteteve, vepra penale për të cilën është dënuar Banushi lidhet me një ngjarje të ndodhur më 2 janar 2012.

Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Unë gruan tem e kisha mshelë n’shpi, ajo që del n’klub…”, banori i BBVK-së shokon me deklaratën

“Unë gruan tem e kisha mshelë n’shpi, ajo që del n’klub…”, banori i BBVK-së shokon me deklaratën

175 policë certifikohen në trajnimin për ballafaqimin me turma

175 policë certifikohen në trajnimin për ballafaqimin me turma

Mallkimi i Topit të Artë? Tre fituesit e fundit u përballen me dëmtime serioze pas triumfit në çmimin prestigjioz

Mallkimi i Topit të Artë? Tre fituesit e fundit u përballen me dëmtime serioze pas triumfit në çmimin prestigjioz