Vrasja në Pejë: Valbona Disha-Haxhosaj mban takim me zinxhirin komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë

Vrasja në Pejë: Valbona Disha-Haxhosaj mban takim me zinxhirin komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë

Vrasja në Pejë: Valbona Disha-Haxhosaj mban takim me zinxhirin komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefin e operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sponsor 3M Express

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional, sigurinë publike në kuadër të kompetencës territoriale të Prokurorisë Themelore në Pejë, si dhe trajtimin me prioritet të rasteve të ndjeshme që përfshijnë viktimat, me theks të veçantë rastet e dhunës në familje dhe rastet që përfshijnë të miturit.

Gjatë takimit, U.D. e Kryeprokurores, Valbona Disha-Haxhosaj, ka kërkuar nga zinxhiri komandues i Policisë rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të sigurimit të një qasjeje profesionale, të përgjegjshme dhe në përputhje me procedurat ligjore. Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë, përkushtim dhe vëmendje të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat e dhunës në familje dhe të miturit.

Në këtë drejtim, U.D. e Kryeprokurores ka theksuar rëndësinë e reagimit të shpejtë institucional, koordinimit të veprimeve dhe përfshirjes së të gjithë mekanizmave institucionalë kompetentë. Ajo ka kërkuar që, gjatë trajtimit dhe procedimit të rasteve që përfshijnë viktimat, veçanërisht viktimat e dhunës në familje dhe të miturit, të sigurohet prania dhe përfshirja e këtyre mekanizmave, në përputhje me rolin dhe përgjegjësitë e tyre ligjore, me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe ofrimit të mbrojtjes efektive për viktimat.

Po ashtu, është theksuar rëndësia e fokusimit në parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore për të gjitha rastet që kërkojnë trajtim dhe ndjekje penale.

Në përfundim të takimit, palët kanë shprehur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit, rritjes së sigurisë publike dhe zbatimit të ligjit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Vera Wang sfidon moshën me paraqitjen provokuese në tapetin e kuq

Vera Wang sfidon moshën me paraqitjen provokuese në tapetin e kuq

Pse shfaqen njollat e bardha në thonj dhe kur duhet të vizitoni mjekun

Pse shfaqen njollat e bardha në thonj dhe kur duhet të vizitoni mjekun

SHBA angazhon numër rekord vëzhguesish për zgjedhjet e mesmandatit

SHBA angazhon numër rekord vëzhguesish për zgjedhjet e mesmandatit