Vonesa e remontit të B1, Ramadani thotë se përgjegjësinë e ka KEK-u

Vonesa e remontit të B1, Ramadani thotë se përgjegjësinë e ka KEK-u

Vonesa e remontit të B1, Ramadani thotë se përgjegjësinë e ka KEK-u

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se një nga arsyet themelore për vonesën e remontit të Bllokut B1 në termocentralin Kosova B është mospërmbushja e obligimeve kontraktuale nga ana e KEK-ut.

Ramadani ka deklaruar se KEK-u kishte për obligim largimin e skrapit dhe mbeturinave, si dhe pastrimin e pjesës së prekur nga asbesti, por që, sipas tij, këtë nuk e ka bërë.

Sponsor 3M Express

“Një prej arsyeve themelore pse është vonuar remonti i B1 del që pjesa në përgjegjësi që e ka në kontratë KEK-u, e ka pasur me largu skrapin, mbeturinat dhe me ta pastru prej asbestit. Dhe nuk e kanë bërë. Pra, përgjegjësia është direkt te këta”, ka deklaruar Ramadani në Debat Plus.

Deklarata e tij vjen pas pranimit nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, se Blloku B1 nuk do të rikthehet në funksion brenda afatit të paraparë.

Rizvanolli kishte thënë se përgjegjësia për vonesat i takon kontraktorit të projektit, ndërsa kishte theksuar se Bashkimi Evropian është autoriteti kontraktues dhe financues i tij.

Sipas ministres, afati kontraktual për përfundimin e punimeve ishte 25 nëntori. Ajo kishte kërkuar nga Bashkimi Evropian, kontraktori dhe kompania mbikëqyrëse që të ndërmarrin masa për përfundimin sa më të shpejtë të punimeve.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh

Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh

VV e LDK bëhen bashkë në Shtime, zyrtarizojnë koalicionin

VV e LDK bëhen bashkë në Shtime, zyrtarizojnë koalicionin

Raporti i BE-së, Vllahiu: Veç një kapitull e ka të mirë, krejt të tjerët shpërfaqin dështim (VIDEO)

Raporti i BE-së, Vllahiu: Veç një kapitull e ka të mirë, krejt të tjerët shpërfaqin dështim (VIDEO)

Vonesa e remontit të B1, Ramadani thotë se përgjegjësinë e ka KEK-u | Momenti