Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh

Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh

Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh

Një ndërhyrje kirurgjike komplekse është realizuar me sukses në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri, ku një pacienteje në gjendje të rëndë i është larguar një tumor me peshë prej katër kilogramësh.

Sponsor 3M Express

Lajmi është bërë i ditur nga vetë spitali, përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se pacientja ishte përballur me këtë problem shëndetësor për rreth dy vjet.

Sipas njoftimit, ndërhyrja delikate është realizuar me sukses falë angazhimit të ekipit mjekësor, ndërsa gjendja e pacientes pas operacionit është e mirë dhe stabile.

Në këtë intervenim morën pjesë gjinekologët-obstetër Mr. sc. Dr. Blerim Feka, Dr. Fatmire Melenica dhe Dr. Behije Ejupi, si dhe anesteziologu Dr. Rexhep Kovaçi.

Udhëheqësi i ndërhyrjes, Dr. Blerim Feka, ka shprehur mirënjohje për drejtorin e spitalit për mbështetjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e operacioneve të tilla komplekse.

Spitali “Sheikh Zayed” e ka cilësuar këtë rast si dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vonesa e remontit të B1, Ramadani thotë se përgjegjësinë e ka KEK-u

Vonesa e remontit të B1, Ramadani thotë se përgjegjësinë e ka KEK-u

VV e LDK bëhen bashkë në Shtime, zyrtarizojnë koalicionin

VV e LDK bëhen bashkë në Shtime, zyrtarizojnë koalicionin

Raporti i BE-së, Vllahiu: Veç një kapitull e ka të mirë, krejt të tjerët shpërfaqin dështim (VIDEO)

Raporti i BE-së, Vllahiu: Veç një kapitull e ka të mirë, krejt të tjerët shpërfaqin dështim (VIDEO)

Sukses në Vushtrri, pacientes në gjendje të rëndë i hiqet tumori me peshë prej 4 kilogramësh | Momenti