Protesta për të katërtën ditë, tensione dhe dëmtime në disa qytete të Shqipërisë

Protesta për të katërtën ditë, tensione dhe dëmtime në disa qytete të Shqipërisë

Protesta për të katërtën ditë, tensione dhe dëmtime në disa qytete të Shqipërisë

Nxënësit dhe studentët kanë vazhduar edhe të premten protestat në disa qytete të Shqipërisë, duke bojkotuar procesin mësimor dhe, duke dalë në rrugë. Në Lezhë janë shënuar përplasje me Policinë dhe dëmtime të pronës, ndërsa marshime dhe grumbullime janë raportuar edhe në Shkodër, Vlorë, Korçë e Lushnjë.

Në Lezhë, nxënësit, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë braktisur mësimin dhe kanë dalë në protestë. Situata është tensionuar kur protestuesit kanë kërkuar të hyjnë në sheshin para Bashkisë, ku janë përballur me forcat e Policisë.

Sponsor 3M Express

Gjatë protestës janë raportuar dëmtime të tabelave dhe kangjellave përgjatë rrugëve, si dhe thyerje të xhamave të disa shkollave. Policia ka shtuar praninë në qytet dhe ka rrethuar disa institucione, ndërsa një i ri është shoqëruar në polici.

Në Shkodër, të rinjtë kanë nisur marshimin nën përcjelljen e forcave policore, duke u bërë thirrje studentëve t’i bashkohen bojkotit. Gjatë marshimit janë raportuar edhe thyerje të xhamave.

Bojkoti i mësimit po vazhdon edhe në Universitetin e Vlorës, ku studentët janë mbledhur në auditore në pritje të organizimit të protestës. Grumbullime të të rinjve janë raportuar gjithashtu në Korçë dhe Lushnjë, ku gjimnazistët janë mbledhur në sheshin qendror, pranë bashkisë.

Protestat po zhvillohen në disa qytete për të katërtën ditë, ndërsa në Tiranë është paralajmëruar një tjetër tubim. Gjatë ditëve të fundit, protestat në kryeqytet janë shoqëruar me përplasje me Policinë, zjarre dhe dëmtime të institucioneve e bizneseve private.

Sipas raportimeve, vetëm gjatë së enjtes Policia ka shoqëruar në komisariat rreth 180 persona. Ndërkaq, 22 të arrestuar gjatë protestës së 13 tetorit pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar të premten bizneset e dëmtuara nga zjarret në Tiranë, duke deklaruar se dhuna nuk përfaqëson studentët.

“Kjo flakë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar Rama.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë lëndojnë në fytyrë një nxënëse

Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë lëndojnë në fytyrë një nxënëse

Komisioni refuzon raportimin e drejtorit të Policisë për protestën e 5 tetorit

Komisioni refuzon raportimin e drejtorit të Policisë për protestën e 5 tetorit

Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane

Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane

Protesta për të katërtën ditë, tensione dhe dëmtime në disa qytete të Shqipërisë | Momenti