Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e statusit të Kosovës në vend kandidat për BE

Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e statusit të Kosovës në vend kandidat për BE

Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e statusit të Kosovës në vend kandidat për BE

Gjatë takimit, Zulfaj prezantoi progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian dhe kërkoi avancimin e statusit të vendit nga kandidat potencial në vend kandidat për anëtarësim në BE.

Ai falënderoi përfaqësuesit diplomatikë për mbështetjen e vazhdueshme të shteteve të tyre ndaj Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve të vendit për zbatimin e Agjendës së Reformave.

Sponsor 3M Express

Në diskutimet me diplomatët u trajtuan progresi i Kosovës, sfidat në procesin e integrimit dhe perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zulfaj theksoi se statusi aktual i Kosovës si kandidate potenciale nuk pasqyron në mënyrë të drejtë progresin e arritur, veçanërisht në raport me vendet e tjera të rajonit.

Ai nënvizoi gjithashtu rezultatet e Kosovës në indekset ndërkombëtare që matin demokracinë dhe zhvillimin ekonomik, duke kërkuar që këto arritje të reflektohen edhe në avancimin e marrëdhënieve të vendit me BE-në.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori Agron Bajrami, kryenegociator i Kosovës në dialogun teknik për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe shef i Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Bruksel.

Kosova synon që progresi në reforma dhe rezultatet e arritura të përkthehen në hapa konkretë drejt integrimit të plotë evropian.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë lëndojnë në fytyrë një nxënëse

Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë lëndojnë në fytyrë një nxënëse

Komisioni refuzon raportimin e drejtorit të Policisë për protestën e 5 tetorit

Komisioni refuzon raportimin e drejtorit të Policisë për protestën e 5 tetorit

Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane

Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane