Policia ka raportuar për një rast vjedhjeje në Prizren, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një objekt dhe kanë marrë disa televizorë, kabllo elektrike si dhe materiale të tjera.
Sipas raportimit, rasti është denoncuar më 6 tetor, ndërsa autorët e dyshuar ende nuk janë identifikuar, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa janë duke vazhduar veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.




