Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?
Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një foshnjë kur nëna e saj shtatzënë ndërron jetë, duke prekur shumë njerëz me përgjigjen e tij. Gerald Ledford, i cili në rrjetet sociale flet hapur për vdekjen dhe procesin e përgatitjes së trupit për funeral, u pyet në TikTok se çfarë ndodh […]

Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një foshnjë kur nëna e saj shtatzënë ndërron jetë, duke prekur shumë njerëz me përgjigjen e tij.

Gerald Ledford, i cili në rrjetet sociale flet hapur për vdekjen dhe procesin e përgatitjes së trupit për funeral, u pyet në TikTok se çfarë ndodh me foshnjën që ndodhet brenda një gruaje shtatzënë kur ajo vdes, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Ai shpjegoi se fillimisht foshnja nxirret nga trupi dhe merret një mostër gjaku për të krijuar një kartelë ADN-je, në mënyrë që në të ardhmen të mund të përcaktohet identiteti i babait, nëse kjo kërkohet.

“Pas autopsisë, kur e vendos nënën në qesen mortore, e vendos foshnjën në krahët e saj. Më pas, familja vendos nëse dëshiron që foshnja të rikthehet në barkun e nënës”, tha Ledford.

Përgjigjja e tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku disa persona treguan përvojat e tyre të dhimbshme me humbjen e një gruaje shtatzënë dhe foshnjës së saj.

Ledford ka folur edhe për një tjetër pyetje të pazakontë: çfarë ndodh nëse një grua vdes gjatë menstruacioneve. Ai tha se tamponi hiqet gjatë përgatitjes së trupit për funeralin.

Lexo edhe

Walker reagon për akuzat ndaj Manchester Cityt: Askush nuk mund të na i marrë trofetë

Walker reagon për akuzat ndaj Manchester Cityt: Askush nuk mund të na i marrë trofetë

Aktorja Eva Marie Saint ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

Aktorja Eva Marie Saint ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

Nobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë

Nobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë