Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike
Në komunën e Rahovecit ka filluar zbatimi i projektit për mbulimin e sigurimit shëndetësor për fëmijët që vijojnë në çerdhet publike të qytetit. Në emisionin “Fol me Arin”, kryetari i komunës, Smajl Latifi bëri të ditur se bëhet fjalë për 400 fëmijë, ndërsa shtoi se numri mund të rritet, transmeton Klankosova.tv. “Ne tashmë po e […]

Në komunën e Rahovecit ka filluar zbatimi i projektit për mbulimin e sigurimit shëndetësor për fëmijët që vijojnë në çerdhet publike të qytetit.

Në emisionin “Fol me Arin”, kryetari i komunës, Smajl Latifi bëri të ditur se bëhet fjalë për 400 fëmijë, ndërsa shtoi se numri mund të rritet, transmeton Klankosova.tv.

“Ne tashmë po e përmbushim këtë premtim, ose zotim publik. Ka filluar zbatimi i kontratës që ka të bëjë me mbulimin e sigurimit shëndetësor për fëmijët të cilët vijojnë në çerdhet publike të komunës së Rahovecit. Fjala është për 400 fëmijë, dhe numri i tyre mund të rritet”, u shpreh Latifi.

Lexo edhe

Walker reagon për akuzat ndaj Manchester Cityt: Askush nuk mund të na i marrë trofetë

Walker reagon për akuzat ndaj Manchester Cityt: Askush nuk mund të na i marrë trofetë

Aktorja Eva Marie Saint ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

Aktorja Eva Marie Saint ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

Nobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë

Nobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë