Mbappe në telashe te Real Madridi? Mourinho e qortoi për veprimin e fundit

Mbappe në telashe te Real Madridi? Mourinho e qortoi për veprimin e fundit
Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, raportohet se ka udhëtuar sërish drejt Parisit, vetëm pak orë pasi ishte paraqitur në qendrën stërvitore të klubit në Valdebebas. Sipas gazetarit Marco Benito të “El Chiringuito TV”, Mbappe qëndroi për një kohë shumë të shkurtër në Valdebebas përpara se të udhëtonte drejt kryeqytetit francez. Ai u nis me […]

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, raportohet se ka udhëtuar sërish drejt Parisit, vetëm pak orë pasi ishte paraqitur në qendrën stërvitore të klubit në Valdebebas.

Sipas gazetarit Marco Benito të “El Chiringuito TV”, Mbappe qëndroi për një kohë shumë të shkurtër në Valdebebas përpara se të udhëtonte drejt kryeqytetit francez.

Ai u nis me avion në orën 11:00 të mëngjesit dhe e kaloi tërë ditën në Paris, për t’u rikthyer në Madrid rreth orës 20:45-20:50.

“Mbappe qëndroi në Valdebebas për maksimumi një orë e gjysmë, sepse kishte një fluturim për në Paris në orën 11:00. Ai u nis drejt Parisit në orën 11:00”.

“E kaloi tërë ditën atje dhe u kthye në Madrid rreth orës 20:45 ose 20:50. Nuk e di nëse kishte lejen e klubit. Katër ditë para ndeshjes, nuk je në gjendjen e duhur mendore për sfidën e radhës”, deklaroi Benito.

Ndërkohë, Pipi Estrada, po në të njëjtin program televiziv, bëri një tjetër pretendim të bujshëm.

Sipas tij, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka qortuar Mbappen për një postim të publikuar në Instagram, ku francezi shfaqej duke ngarë biçikletën.

Mourinho kishte paralajmëruar më herët për rreziqet që mund të sjellë çiklizmi për një futbollist profesionist, ndërsa postimi i Mbappes ishte interpretuar nga disa si një thumbim ndaj trajnerit portugez.

Pavarësisht se pësoi një lëndim në gju gjatë grumbullimit me Francën, Mbappe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës në La Liga ndaj Villarrealit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Walker reagon për akuzat ndaj Manchester Cityt: Askush nuk mund të na i marrë trofetë

Walker reagon për akuzat ndaj Manchester Cityt: Askush nuk mund të na i marrë trofetë

Aktorja Eva Marie Saint ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

Aktorja Eva Marie Saint ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare

Nobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë

Nobeli i Kimisë 2026 u jepet Henri Kagan dhe Kenso Soai për zgjidhjen e misterit të molekulave pasqyrë