Videot intime të Adi Hilës, merren në pyetje tri gra – ja çka thanë

Videot intime të Adi Hilës, merren në pyetje tri gra – ja çka thanë
Teksa në faqe të ndryshme pornografike vijojnë të ngarkohen video të tjera me përmbajtje intime mes kompozitorit Adrian Hila dhe artisteve të ndryshme, Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk janë në gjendje të japin një përgjigje se kush i ka nxjerrë këto video të kapura nga kamerat e sigurisë. Në funksion të hetimit, këtë të […]

Teksa në faqe të ndryshme pornografike vijojnë të ngarkohen video të tjera me përmbajtje intime mes kompozitorit Adrian Hila dhe artisteve të ndryshme, Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk janë në gjendje të japin një përgjigje se kush i ka nxjerrë këto video të kapura nga kamerat e sigurisë.

Në funksion të hetimit, këtë të martë, Sektori për Krimin Kibernetik në Policinë e Tiranës ka pyetur edhe 3 vajza të tjera të përfshira në këto video.

Top Channel raporton se ashtu si personat e tjerë që kanë dhënë deklarime më herët, ato kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke deklaruar mbi marrëdhënien me kompozitorin, por përgjegjësinë e shohin përtej tij, duke hedhur dyshime te personat të cilët kanë shpërndarë apo komentuar videot.

Për këtë ngjarje, blutë e Tiranës kanë referuar materialet në Prokurori për 4 vepra penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Lexo edhe

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%