Një rrahje ka ndodhur sot në rrugën “UÇK” në Mitrovicë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili tha se një person është arrestuar, ndërsa një tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.
“Sot, rreth orës 14: 00, është raportuar një rast rrahje në rrugën “UÇK” në Mitrovicë. Një person i dyshuar është arrestuar, ndërsa personi tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.
“Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv




