BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%
Ekonomia në Ballkanin Perëndimor, në vitin 2026 rritja pritet të përshpejtohet në 3.1% nga 2.6% në vitin 2025, sipas raportit të Bankës Botërore “Përditësimi Ekonomik për Evropën dhe Azinë Qendrore: Vënia e Inteligjencës Artificiale në Funksion të  Punësimit, Ndërmarrjeve dhe Produktivitetit”, të publikuar sot. Përballë çmimeve më të larta të energjisë, pasigurisë së shtuar dhe […]

Ekonomia në Ballkanin Perëndimor, në vitin 2026 rritja pritet të përshpejtohet në 3.1% nga 2.6% në vitin 2025, sipas raportit të Bankës Botërore “Përditësimi Ekonomik për Evropën dhe Azinë Qendrore: Vënia e Inteligjencës Artificiale në Funksion të  Punësimit, Ndërmarrjeve dhe Produktivitetit”, të publikuar sot.

Përballë çmimeve më të larta të energjisë, pasigurisë së shtuar dhe zgjerimit më të dobët ekonomik të partnerëve tregtarë, rritja ekonomike në Evropë dhe në Azinë Qendrore  pritet të ngadalësohet në 2.2% në vitin 2026 nga 2.6% në vitin 2025. Ndërkohë që në Evropën Qendrore spikat Polonia me një rritje të qëndrueshme në vlerën 3.6%.

Rritja ekonomike e Ukrainës pritet të ngadalësohet në 1.2%, si pasojë e përshkallëzimit të dëmeve ndaj infrastrukturës kritike dhe ndërprerjeve në aktivitetin eksportues, raporton KosovaPress.

Ky ngadalësim ndjehet në të gjithë rajonin, duke pasqyruar dobësinë ekonomike në shumicën e këtyre  vendeve. Me përjashtim të Rusisë, e cila përfaqëson rreth 40% të prodhimit ekonomik të rajonit, në vitin  2026 ritmi i rritjes pritet të ulet në 3% nga 3.7% në vitin 2025. Çrregullimet në tregjet globale të mallrave  bazë kanë ushtruar një ndikim më të kufizuar nga sa pritej fillimisht.

“Ekonomitë në zhvillim të rajonit vazhdojnë të shfaqin aftësi ripërtëritëse falë uljes së intensitetit energjetik, forcimit të politikave qeveritare dhe kërkesës së fuqishme të brendshme. Për të rritur produktivitetin  dhe për të kontribuar në kompensimin e tkurrjes së popullsisë në moshë pune, vendet e rajonit mund të shfrytëzojnë potencialin e inteligjencës artificiale përmes forcimit të aftësive bazë arsimore dhe menaxheriale, ndërsa përgatisin institucionet e tregut të punës dhe ato të mbrojtjes sociale për t’iu përshtatur këtij transformimi të thellë”, tha Antonella Bassani, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

 

Lexo edhe

Gashi me delegacionin e Këshillit të Evropës: Decentralizimi është një parim i rëndësishëm demokratik

Gashi me delegacionin e Këshillit të Evropës: Decentralizimi është një parim i rëndësishëm demokratik

Marrëveshje historike në Hollywood: Paramount blen zyrtarisht Warner Bros. për 110 miliardë dollarë

Marrëveshje historike në Hollywood: Paramount blen zyrtarisht Warner Bros. për 110 miliardë dollarë

Gjyqtarët kosovarë në Ligën e Kombeve për herë të parë: Kosova e 36-ta, por me një moment historik

Gjyqtarët kosovarë në Ligën e Kombeve për herë të parë: Kosova e 36-ta, por me një moment historik

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1% | Momenti