Videoja virale e 24 vjeçarit pushtoi rrjetin – shkoi si truprojë në sfilatë, por u kthye me kontratë modelingu

Videoja virale e 24 vjeçarit pushtoi rrjetin – shkoi si truprojë në sfilatë, por u kthye me kontratë modelingu
Një 24-vjeçar me origjinë nga Spanja, Soufian Boucetta, përjetoi një kthesë të papritur në jetën e tij pasi një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër e bëri viral në rrjetet sociale. Boucetta po punonte si roje sigurie në një sfilatë të stilistes Simone Rocha, kur një prej të pranishmëve publikoi një video […]

Një 24-vjeçar me origjinë nga Spanja, Soufian Boucetta, përjetoi një kthesë të papritur në jetën e tij pasi një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër e bëri viral në rrjetet sociale.

Boucetta po punonte si roje sigurie në një sfilatë të stilistes Simone Rocha, kur një prej të pranishmëve publikoi një video të tij në rrjetet sociale, duke shkruar me shaka se koleksioni ishte i bukur, por se vëmendjen e kishte tërhequr roja.

Videoja mori shpejt më shumë se 900 mijë shikime dhe pas kësaj, në mesazhet private të Boucettës nisën të mbërrinin oferta nga agjenci të njohura modelingu.

Edhe pse në atë moment ai thjesht po kryente detyrën e tij, Boucetta tregoi se kishte vënë re që njerëzit po e shikonin, por nuk e kishte imagjinuar se dikush do ta publikonte në Instagram dhe se videoja do të bëhej virale.

Pas suksesit të videos, ai mori oferta nga agjenci në Milano, Paris dhe Shtetet e Bashkuara, por vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë e njohur londineze, PRM Model Agency.

Para se të hynte në botën e sigurimit, ai kishte punuar në ndërtimtari.

Gjatë karrierës si truprojë dhe roje sigurie, pati rastin të punonte edhe me disa yje të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Rihanna, Dwayne “The Rock” Johnson, Jason Statham dhe Aaron Pierre.

Edhe pse ende punon herë pas here në sektorin e sigurisë, 24-vjeçari tashmë ka nisur të përgatitet seriozisht për karrierën e re.

I njëjti po ushtron ecjen në pasarelë dhe ka realizuar edhe setet e para profesionale fotografike, me synimin që së shpejti t’i përkushtohet plotësisht modelingut.

Boucetta tregoi se njerëzit i kishin thënë prej vitesh se kishte pamjen e një modeli, për shkak të gjatësisë dhe trupit, madje disa herë deri në 15 persona në ditë ia kishin përmendur këtë gjë në rrugë.

Më parë nuk i kishte kushtuar rëndësi, por videoja virale e bëri të shohë modelingun në një mënyrë krejt tjetër.

Tani, me mbështetjen e familjes dhe një kontratë profesionale në dorë, Soufian është gati të provojë një karrierë të re që nisi krejt rastësisht, gjatë një dite të zakonshme pune si roje sigurie në një sfilatë mode. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hasani:  Pushteti po neglizhon ndryshimet në Ligjin për Specialen (VIDEO)

Hasani: Pushteti po neglizhon ndryshimet në Ligjin për Specialen (VIDEO)

“Zyrtarë të VV-së mohojnë se është thirrur seancë e jashtëzakonshme” (VIDEO)

“Zyrtarë të VV-së mohojnë se është thirrur seancë e jashtëzakonshme” (VIDEO)

Krasniqi: Votoni ligjin, mos e bëni UÇK-në pjesë të pazareve politike

Krasniqi: Votoni ligjin, mos e bëni UÇK-në pjesë të pazareve politike

Videoja virale e 24 vjeçarit pushtoi rrjetin – shkoi si truprojë në sfilatë, por u kthye me kontratë modelingu | Momenti