Ish-deputeti i PDK-së Nait Hasani, ka folur rreth protestës së mbajtur mbrëmë ku u kërkua votimi në lexim të dytë të ndryshimeve të Ligjit për Specialen.
Hasani tha se protestuesit nuk pajtohen me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe klasifkimit si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
“Cila është arsyeja që nuk e miratojnë ligjin”, pyeti Hasani.
Ish-deputeti i PDK-së tha se kjo është neglizhencë e pushtetit, sepse siç tha ai po duan që të mbetet dënimi i njëjtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.




