Ende nuk ka diçka zyrtare në lidhje me thirrjen e një seance të re, ani pse është raportuar se do të jetë një e tillë në orën 14:00.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi tha se nga komunikimet që televizioni ka pasur me zyrtarë të VV-së si partia e vetme që mund të sigurojë nënshkrimet për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme, sipas saj, të njëjtit kanë mohuar se ka diçka zyrtare deri më tash, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu nuk dihet rendi i ditës nëse një seancë e tillë mbahet.




