Krasniqi: Votoni ligjin, mos e bëni UÇK-në pjesë të pazareve politike

Krasniqi: Votoni ligjin, mos e bëni UÇK-në pjesë të pazareve politike
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duke u bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë atë në lexim të dytë. Krasniqi ka theksuar se ligji, sipas tij, nuk duhet të shndërrohet në çështje të pazareve politike, duke rikujtuar se ai […]

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar lidhur me Ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duke u bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë atë në lexim të dytë.

Krasniqi ka theksuar se ligji, sipas tij, nuk duhet të shndërrohet në çështje të pazareve politike, duke rikujtuar se ai kishte kaluar në lexim të parë me 91 vota, transmeton Klankosova.tv.

“Dënimi politik luftohet me betejë politike. Votoni ligjin! Ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së nuk duhet të jetë pazar politik për Presidentin”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka ngritur pyetjen se përse ligji nuk po kalon në lexim të dytë dhe ka kërkuar që çështja e UÇK-së të mos përdoret për përplasje politike.

“Ky ligj është për UÇK-në, jo për PDK-në. Votone ligjin. Pastaj mund të gjendet komunikimi dhe zgjidhja edhe për Presidentin”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Krasniqi ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione dhe se, sipas tij, nuk duhet të shkohet drejt zgjedhjeve për shkak të situatës së krijuar institucionale.

“Presidenti duhet të jetë i popullit, jo i një partie politike”, ka shkruar ai.

Krasniqi i është drejtuar edhe kryeministrit Albin Kurti, duke folur për rastin e babait të tij, Jakup Krasniqit në Hagë. Ai ka theksuar moshën e tij dhe dënimin e shqiptuar ndaj tij, duke kërkuar nga deputetët që të angazhohen për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen apo janë dënuar në Hagë.

“Nuk po kërkojmë mëshirë. Po kërkojmë që ju sot të bëni për Jakupin, Hashimin, Kadriun, Rexhën, Calin dhe Pjetrin atë që ata kanë bërë për ty, për ne dhe për të gjithë ata që sot e gëzojnë lirinë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka bërë thirrje për angazhim politik për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

“Luftoni për lirinë e tyre! Luftoni që Jakupi, Rexha, Hashimi, Kadriu, Cali, Pjetri të kthehen në atdhe! Votoni ligjin! Mos e bëni UÇK-në pjesë të pazareve politike”, tha ai.

Lexo edhe

Sot pritet të ketë seancë plenare

Sot pritet të ketë seancë plenare

PDK: “Është mirë të ketë marrëveshje politike mes partive për presidentin (VIDEO)”

PDK: “Është mirë të ketë marrëveshje politike mes partive për presidentin (VIDEO)”

Hamza: Ligji për Specialen të miratohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale

Hamza: Ligji për Specialen të miratohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale