Irani shënjestron Bahrejnin, Teherani sinjalizon gatishmëri për rinisje të luftës

Irani shënjestron Bahrejnin, Teherani sinjalizon gatishmëri për rinisje të luftës

Irani shënjestron Bahrejnin, Teherani sinjalizon gatishmëri për rinisje të luftës

Autoritetet në Bahrain kanë njoftuar se mbrojtjet ajrore të vendit kanë ndaluar disa raketa balistike dhe fluturake pa pilot të lansuara nga Irani drejt një baze amerikane në vend.

Sulmet u konfirmuan edhe nga zyrtarët Iranian të cilët than se Garda Revolucionare i nisi ato si kundër-përgjigje për agresionin amerikan. Ata shtuan edhe se cak i sulmit ka qenë instalimi i radarëve amerikan në Bahrain dhe se kjo pikë u sulmua si kundër-përgjgje për një sulm amerikan në Sirik të Iranit javën e kaluar.

Sponsor 3M Express

Njëkohësisht kreu i parlamentit Iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili shërben edhe si kryenegociator i vendit dhe besohettë ketë ndikim të madh brenda gardës revlucionare, deklaroi se gjendja momentale e cila nuk është as luftë as paqe me Shtete e bashkuara nuk do të mbetët gjatë dhe se Irani do ta ndryshon atë , jo domosdo përmes diplomacisë por përmes veprimeve ushtarake.

Sulmet e sotme ndaj bahrainit, si dhe sulmete ditëve të fundit ndaj tankerëve në hormuz, duket të jenë pjesë e kësaj strategjie të inetnsifikimit të dhunës me qëllim të nxitjes së edhe një lufte të hapur me SHBA-n.

Shumë ekspertë ushtarak kanë paralajmëruar se Teherani zyrtar duket të është duke besuar se nëse lejohet që bllokada e porteve dhe rrugëve tjera të eksportit mbetët për një kohë të gjatë, Irani, ngadal, do të dobësohet duke humbur fuqinë ekonomike dhe ushtarake, sipas tyre, Teherani apo garda revolucionare, besojnë se një luftë e haur me Amerikën, në afat të gjatë, do të ishte më e mirë për Iranin se sa dobësimi i ngadalshëm nga sannksionet.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ky është Jeton Stanovci, i dyshuari si drejtues i grupit të kokainës në operacionin “Heshtja”

Ky është Jeton Stanovci, i dyshuari si drejtues i grupit të kokainës në operacionin “Heshtja”

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në Veri

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në Veri

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin kundër trafikimit të kokainës

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të arrestuarve në aksionin kundër trafikimit të kokainës