Vëllaznimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet

Vëllaznimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet

Vëllaznimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet

Ndeshja i ka takuar xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërsa për skuadrën gjakovare kjo ka qenë fitorja e dytë këtë edicion dhe e para pas pesë ndeshjeve.

Vëllaznimi tashmë ka dy fitore dhe shtatë humbje, kurse Sigal Prishtina e ka pësuar humbjen e pestë, krahas katër fitoreve që ka regjistruar deri më tani.

Sponsor 3M Express

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat të barabartë, 35:35. Megjithatë, Vëllaznimi e ka nisur më mirë çerekun e tretë dhe ka krijuar epërsi prej tetë pikësh, duke e mbyllur këtë periudhë me rezultatin 55:47.

Skuadra nga Gjakova e ka ruajtur epërsinë edhe në dhjetëminutëshin e fundit, duke siguruar fitoren me rezultat 66:62.

Lojtari më i dalluar te Vëllaznimi ka qenë Amari Kelly, i cili ka realizuar njëzet e nëntë pikë dhe ka regjistruar shtatëmbëdhjetë kërcime. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe Ardian Ibishi me dhjetë pikë dhe katërmbëdhjetë kërcime.

Te Sigal Prishtina më efikasi ka qenë Ajiri Johnson me shtatëmbëdhjetë pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës

Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës

Evropa kërkon rol në negociatat për Ukrainën, por ende nuk ka vendosur kush do ta përfaqësojë

Evropa kërkon rol në negociatat për Ukrainën, por ende nuk ka vendosur kush do ta përfaqësojë

Elijona reagon pas hakimit të Instagramit, zbulon se po përballet edhe me situata të tjera

Elijona reagon pas hakimit të Instagramit, zbulon se po përballet edhe me situata të tjera