Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës

Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës

Rizvanolli flet sërish për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për investimet që po bëhen në KEK për përmirësimin e instrasfrukturës prodhuese.

Sponsor 3M Express

Ajo ka thënë se kur dëgjohen deklarimet se KEK-u ka ulur prodhimin e rrymës, duhet pasur parasysh gjithë kontekstin.

Tutje ministrja Rizvanolli  ka thënë se krizat globale që po përsëriten, e kanë bërë çmimin prej 500 euro për megavat/orë të duket si diçka e zakonshme.

“Krizat po përsëriten. I kanë bërë çmimet 500 euro për megavat orë si diçka e zakonshme”, ka shtuar ajo.

Tutje, ajo ka përmendur mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si një zhvillim që ka shkaktuar probleme të mëdha.

“Jam e vetdijshme që sektori i energjisë ka sfida në muajt në vijim, Kur çmimet në tregjet ndërkombëtare janë të larta, e kur konflikti në Iran e mbyllja e ngushticës së Hormuzit kanë krijuar probleme të mëdha jo vetëm për Evropën por edhe globalisht”, ka shtuar tutje ajo.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Haziri kritikon çmimin e energjisë: Familjet po paguajnë më shtrenjtë, mos i fshihni problemet pas luftërave

Haziri kritikon çmimin e energjisë: Familjet po paguajnë më shtrenjtë, mos i fshihni problemet pas luftërave

Fuego: Nichi m’preki në djalë dhe nanën e djalit…

Fuego: Nichi m’preki në djalë dhe nanën e djalit…

Rritja e çmimeve: Ministri Murati “kurrë” nuk ka faj (VIDEO)

Rritja e çmimeve: Ministri Murati “kurrë” nuk ka faj (VIDEO)