Qytetarët e Rahovecit që kanë pësuar dëme në prona dhe objekte nga erërat e fuqishme mund të aplikojnë për vlerësimin e dëmeve nga 13 deri më 20 nëntor 2026.

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se tashmë ka filluar pranimi i kërkesave, ndërsa qytetarët e prekur duhet t’i dorëzojnë ato në sportelet e komunës, çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00.
Sipas njoftimit, kërkesat duhet t’i drejtohen Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.
Aplikuesit duhet t’i bashkëngjitin kërkesës këto dokumente:
Kopjen e letërnjoftimit të aplikuesit;
Konfirmimin e llogarisë bankare;
Dëshmitë për dëmet e shkaktuara, përkatësisht fotografi me ngjyra;
Certifikatën e biznesit, për aplikuesit që ushtrojnë veprimtari biznesore;
Konfirmimin e xhirollogarisë bankare të biznesit, për aplikuesit që ushtrojnë veprimtari biznesore.
Komuna ka theksuar se, në përputhje me nenin 15, paragrafin 6, të Rregullores (QRK) Nr. 17/2015, kërkesat duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar. Pas datës 20 nëntor, ato nuk do të pranohen për vlerësim të dëmeve.
Përmes këtij njoftimi, komuna u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të prekur që të aplikojnë me kohë dhe të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





